Gazetarët e pranishëm sot përpara Kryesisë së Kuvendit janë bërë dëshmitarë të një skenë të shëmtuar.
Në momentin kur deputeti Saimir Tahiri ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, gazetarët janë afruar për t’i marrë një prononcim lidhur me zhvillim, por mbështetësit e tij e kanë vështirësuar misionin e tyre.
Në një moment, gjatë intervistimit, njëra nga gratë e thyera në moshë, që mbështeste ish-ministrin nuk i ka kursyer fjalët fyese për një nga gazetaret e pranishme në terren.
Në videon e regjistruar dhe publikuar ne rrjetet sociale apo portale dëgjohen qartë fjalët fyese të gruas, e cila i drejtohet gazetares me termat: Turitharë, gazetare e qelbur, ta marr për leckash.
Arsyeja? Zonjës nuk i ka pëlqyer pyetja që gazetarja i ka bërë Tahirit.
Eshtë në fakt i pakuptimtë ky mllef i njerëzve me një gazetare që tenton të bëjë punën e saj pa prekur interesat e askujt, ndërsa harrojnë se hesapet e tyre duhet t’i bëjnë me politikën, së cilës i japin votën.
A mos eshte ky rastim kur histeria kolektive nuk arrin te dalloje kufijte?