Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje korçare, ku foshnja vetëm 4 muajshe ka rënë aksidentalisht në sobën e druve, duke pësuar djegie në kokë. Lajmi u njoftua nga policia r cila tha se fëmija është nisur me urgjencë në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.01.2018, në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K.Z, 4 muajsh. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.