Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E rëndë/ Djemtë rrahin babain për t’i marrë biznesin

2019/01/31 at 10:22 PM
në Aktualitet, ZZinstant
Kohë leximi: 3 min
A A
E rëndë/ Djemtë rrahin babain për t’i marrë biznesin

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar rastin e dy vendimeve gjyqësore të dhëna nga i njëti gjykatës për të njëjtat palë të përfshira në çështje. Bujar Haxhiu thotë për “Stop” se është dhunuar nga dy djemtë e tij, të cilët kërkojnë që t’i marrin biznesin. Ai qëndroi 1 ditë e gjysmë në spital si pasojë e lëndime që kishte pësuar nga dhuna që kishin ushtruar fëmijët.


Z.Haxhiu shprehet se gjykata ka dhënë dy urdhra-mbrojtje për këtë rast, që 62-vjeçari të mos i afrohet lokalit që ka në pronësi dhe që djemtë të mos i afrohen banesës së të atit. Mirëpo, mbi lokalin në fjalë, në katin e dytë ndodhet banesa e zotërisë. Bujar Haxhiu kërkon zgjidhje, teksa shprehet i frikësuar për jetën nëse përballet sërish me dy djemtë. Vendimi i gjykatës për urdhrat e mbrojtjes jo vetëm që ka shkelje për shkak të afërsisë së biznesit me banesën, por nuk e lejon 62-vjeçarin që të shkojë te lokali i tij që ka në pronësi me dokumente të rregullta dhe ligjore.

Bujar Haxhiu: “Jam pronar i Bar Xhino me certifikatë pronësie që e posedoj unë. Fëmijët e mi më erdhën në orën 23:00 dhe më goditën për vdekje se deshën të më marrin pronën. Ata thanë që duhet ta lirosht se ti je i vjetër tani, je 62 vjeç dhe nuk bën për pronë. Pronën do ta marrim ne, edhe ti do ikësh nga Tirana se në qoftë se ti nuk ikën nga Tirana, do të hash plumbin. Më goditën, më çuan te Spitali i Traumës. Mora 9 ditë raport, qëndrova 1 ditë e gjysmë në spital. Shkoj te urdhri i mbrojtjes, Martin Deda ju jep urdhër mbrojtje që unë mos të afrohem as te piceria dhe as te “Bar Xhino”. Si dhe ata të mos afrohen te shtëpia ime, që unë jam lart lokalit.

Unë kërkoj që kjo pronë të më jepet mua meqënëse e posedoj unë me të gjitha letrat. Jam pronar i ligjshëm dhe ata nuk kanë asnjë letër. I kam dhënë një hua përdorimi meqënëse unë isha jashtë shtetit. Objektin e shfrytëzojnë të dy djemtë. Mendoj që është bërë një pagesë e madhe për të dhënë këtë vendim se nuk ka mundësi që pronari mos të shkojë në pronë të vet. Më kanë poshtëruar shumë keq dhe më vjen keq se nuk jam moshë e vogël, jam 62 vjeç dhe nuk mundem unë të merrem me fëmijët e mi që të shkoj të rrihem prapë. Ata rrinë me forcë dhe unë jam i detyruar mos shkoj atje se kam frikë se edhe më vrasin. Po më vrasin”!

Avokatja e Bujar Haxhiut, znj. Enise Kurteshi thotë se dy urdhrat e mbrojtjes të dhëna nga i njëjti gjyqtar janë në konflikt të hapur interesi.

Avokatja: “E keqja është që një gjyqtar ka bërë dhe gjyqin e urdhrit të mbrojtjes së Bujarit dhe të djemve. Ka konflikt interesi dhe nuk duhet t’i bënte të dy. Ka pengesë ligjore, se ka gjykuar për njërin, s’mund të gjykojë dhe për tjetrin i njëjti gjyqtar. Në vendimin e gjykatës nuk përmendet fare se çfarë kanë pretenduar djemtë kundër babait, çfarë ka pretenduar babai kundër djemve. Vetëm thuhet që kanë bërë kërkesë për urdhër-mbrojtje, paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Dhe këtu e shikoj vendimin me të meta.

Përsëri ka marrë një vendim, kur Bujari është pronar, dhe mbi lokal ka banesën e tij. E ka penguar që të hyjë në banesën e tij. I thotë të largohet 100 metra. Gjykata ka diskutuar edhe për një piceri. Këtë piceri me dokumente e ka Bujari për dy vjet me kontratë. Por kanë pasur dhe djemtë një kontratë që s’dimë se si është bërë pa noteri. Dhe këtë kontratë që ka bërë Bujari për djalin, ajo ka mbaruar në 04.09.2018. Edhe sikur të ishte e ligjshme ajo kontratë, në 04.09.2018 ka përfunduar ajo. Pra, Gjykata Bujarin e pengon që të punojë edhe një lokal që e pasur me qira vet si piceri”.

Për të qenë sa më transparent me këtë çështje, gazetarja e emisionit “Stop” shkoi për të takuar edhe gjyqtarin e çështjes, Martin Deda. Por, ky i fundit refuzoi që ta priste dhe të komentonte për vendimet që ka dhënë.

Burimi: tvklan.al

Etiketa: babaibiznesi


Ju sugjerojmë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

13 Tetor, 2025 9:15 pm
Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

13 Tetor, 2025 7:02 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

13 Tetor, 2025 8:40 am
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Para
Video/Klodiana Lala: Prokurorët kanë frikë krimin e organizuar

Video/Klodiana Lala: Prokurorët kanë frikë krimin e organizuar

Balla: Presim hapjen e negociatave, në Gjermani kemi kundër Ekstremin e Djathtë

Përgjimet/Balla: Dako i plotëson të gjitha kriteret për të rikandiduar

A do të rikandidojë në Durrës? Përgjigjet Vangjush Dako

A do të rikandidojë në Durrës? Përgjigjet Vangjush Dako
















TE FUNDIT

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
14 Tetor, 2025

Shqipëria po përjeton një bum turistik në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike, me një numër rekord vizitorësh të regjistruar...

Lexo më shumë

NATO nis stërvitjet bërthamore

NATO nis stërvitjet bërthamore
14 Tetor, 2025

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore. Rreth 2.000 pjesëtarë të...

Lexo më shumë

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
14 Tetor, 2025

Tre oficerë policie humbën jetën dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një...

Lexo më shumë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
14 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë një operacioni të orëve të fundit është vënë në pranga në Tiranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com