Një aksident i rëndë është shënuar sot pasdite në aksin Korçë-Pogradec. Një fëmijë vetëm 8 vjeç humbi jetën pasi u aksidentua nga një makinë, drejtuesi i së cilës u ndalua.
Nga të dhënat e para mësohet se fëmija ka qenë duke ecur në anë të rrugës kur është përplasur nga makina. Nuk dihet ende shkaku u aksidentit. Drejtuesi Aleks Kovani 39 vjeç është shoqëruar dhe po merret në pyetje.