E reja në Iran shfaqet me të brendshme në shenjë proteste

Kjo vajzë e re zgjodhi të paraqitej kështu në një universitet në Iran për të protestuar kundër rregullave strikte të veshjes. Thuhet se sjellja e saj pason atë të oficerëve të sigurisë të cilët thuhet se e ngacmuan fizikisht pasi e reja nuk kishte vënë siç duhet shaminë e kokës.


Në  videot e postuara në mediat sociale shihen rojet e sigurisë në këtë universitet duke ndaluar te renë.

Zëdhënësi i Universitetit Amir Mahjob tha se e reja vuante nga një çrregullim mendor, por për përdoruesit e rrjeteve sociale veprimi i së resë ishte një protestë e qëllimshme. Disa media të huaja shkruajnë se e reja është dhunuar fizikisht nga policët.

Një numër në rritje i grave kanë sfiduar autoritetet duke hequr shamitë e kokës pas protestave mbarëkombëtare që pasuan vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në shtator 2022, e cila dhunua për vdekje nga policia e moralit për shkelje të rregullave të hixhabit.

Protestat çuan një përleshje të përgjakshme mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë dhe si pasojë rreth 200 njerëz humbën jetën.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT