Një 31-vjeçare është hedhur nga kati i 8 i pallatit ku banonte, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:13, në zonën e Astirit.
31-vjeçarja dyshohet se e ka ndërmarrë këtë akt të rëndë në, kushtet e depresionit.
Megjithatë, thotë policia, hetimet janë në vazhdim për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al