Bota

E quajti “një virus gay”, gazetari ndërron jetë nga pandemia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 25/06/20 |
el ida

José Francisco “Pepe” Ruiz, gazetar nga Nikaragua, ndërroi jetë të martën në moshën 75-vjeçare, për shkak të koronavirusit.

Ruiz, i cili ka punuar 50 vite si gazetar sportiv, u bë lajm pasi minimizoi ndikimin e Covid-19.

“Koronavirusi është një virus “gay”, që e vret shkuma e sapunit. Po funksionon për qëllimin që u krijua: që të shfarosë të moshuarit sepse ata shpenzojnë shumë dhe janë shumë në numër. Lufta u bë kundër pleqve dhe ky virus është për pleqtë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, në programin e tij në “Canal 6”, ai tha se një i njohuri i tij e kishte kaluar infeksionin duke bërë gargarë me ujë me kripë 3 herë në ditë.

Ruiz është një nga 74 viktimat e koronavirusit që janë njoftuar zyrtarisht nga autoritetet në Nikaragua./Opinion.al

Pas