Policia ka dhënë informacion shtesë lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në qendër të Shkodrës, ku një person u qëllua me armë zjarri.
Mësohet se shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Ndërsa është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B./Opinion.al