Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga e Qafë-Thanës, policia: 578 kg kanabis, 8 në pranga

2018/11/22 at 10:49 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Droga e Qafë-Thanës, policia:  578 kg kanabis, 8 në pranga

Një ditë pasi u kap në rrugën e Qafë-Thanës një furgon i mbushur me drogë, Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar, duke thënë se sasia e kapur është 578 kg kanabis.

Deklarata e plotë

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit në Territor”, në vijim të kontrolleve të shumta të kryera në ambiente dhe automjete në akset rrugore, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një sasi lënde narkotike që po transportohej me një automjet furgon në drejtim të Korçës, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më datë 21.11.2018, rreth orës 10:00 në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, në aksin rrugor Prrenjas -Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon “Iveco” me drejtues mjeti shtetasin A.B.


Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të furgonit “Iveco” u gjetën dhe u sekestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 578 kilogramë kanabis.

Gjithashtu u bllokuan dhe dy automjete të marra me qera nga këta shtetas në Fier, automjete të cilat shoqëronin automjetin me lëndë narkotike, konkretisht mjeti tip “Ford Focus” me drejtues shtetasin A. C., si dhe mjeti tip “Toyota Corola” me drejtues mjeti E.H.

U sekuestruan gjithashtu 14 aparate celularë dhe 5800 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. M., 27 vjeç, banues në Fier.

• A. C. (T.), 39 vjeç, banues në Fier.

• A. B., 42 vjeç, banues në Levan, Fier.

• E. H., 43 vjeç, banues në Elbasan.

• G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan.

• E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec.

• A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë.

• L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., banues në Elbasan.

Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku do pritej nga shtetasit A.Q. dhe E.Gj.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale të ”Trafikimit të narkotikëve”, ’’Grup i strukturuar kriminal’’, parashikuar nga nenet 283/a /2 dhe 333/a të Kodit Penal.

Etiketa: korcepolicia


Ju sugjerojmë

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
Aktualitet

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

14 Gusht, 2025 7:50 pm
Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

14 Gusht, 2025 5:34 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

14 Gusht, 2025 5:12 pm
Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Nga 2 Shtatori rregulla të reja për rinovimin e vizave

14 Gusht, 2025 4:55 pm
Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë
Aktualitet

Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

14 Gusht, 2025 4:01 pm
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Aktualitet

Situata me zjarret/Rama: I dimë përparimet dhe kufizimet. Të përqeshësh është si..

14 Gusht, 2025 3:34 pm
Politico: Inteligjenca artificiale në ndihmë të Shqipërisë për integrimin në BE
Aktualitet

Politico: Inteligjenca artificiale në ndihmë të Shqipërisë për integrimin në BE

14 Gusht, 2025 3:21 pm
‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…
Aktualitet

‘Flakët te Syri i Kaltër’/ Ilir Meta: Të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si..

14 Gusht, 2025 3:06 pm
‘S’ka forcë magjike të ndalë zjarret’/ Rama: Spanja e Turqia në situatë të rëndë..
Aktualitet

‘S’ka forcë magjike të ndalë zjarret’/ Rama: Spanja e Turqia në situatë të rëndë..

14 Gusht, 2025 2:36 pm
Ke blerë avionë për vete?!Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj me..
Aktualitet

Ke blerë avionë për vete?!Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj me..

14 Gusht, 2025 2:20 pm
Para
Arilena prek me fjalët për të atin: Ndjesia më e bukur të thërrasësh baba

Arilena prek me fjalët për të atin: Ndjesia më e bukur të thërrasësh baba

VIDEO/ Kaos para parlamentit, protestuesit përleshen me policinë

VIDEO/ Kaos para parlamentit, protestuesit përleshen me policinë

Policia: Janë plagosur 6 efektivë, opozita të distancohet nga dhuna

Policia: Janë plagosur 6 efektivë, opozita të distancohet nga dhuna
















TE FUNDIT

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”
14 Gusht, 2025

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të...

Lexo më shumë

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
14 Gusht, 2025

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjte në fshatin Pirg të Maliqit, pasi është goditur me thikë...

Lexo më shumë

Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!

Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!
14 Gusht, 2025

Studentët në Serbi kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestat edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
14 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com