Ylli televiziv Kim Kardashian ka realizuar intervistën e famshme të “Vogue”, e cila ka në fokus përgjigjen e 73 pyetjeve. Ajo ndodhej në shtëpinë e saj dhe në video u shfaqen gjithashtu bashkëshorti i saj, Kanye West si dhe 3 fëmijët, North, Saint dhe Chicago.
Një nga 73 pyetjet që ju drejtua Kimit ishte koha që shpenzonte në Instagram. Ajo u shpreh se qëndronte në këtë rrjet social vetëm 30 minuta, duke u dukur disi jo shumë e besueshme.
Ajo poston gjatë pjesës më të madhe të kohës në rrjete sociale dhe ndonëse ka një ekip që punon për të, sërish është dukur e pabesueshme që ajo që qëndrojë vetëm 30 minuta.
Ndër të tjera Kim tregoi se veprimi më i çmendur që një fans kishte bërë për të ishte fakti se i kishte kërkuar yllit televiziv t’a adoptonte./Opinion.al/