Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E prita…, më pas më iku në Angli”, Këlliçi dhe Shkreli rrëfejnë historinë e dashurisë

2023/04/25 at 8:26 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“E prita…, më pas më iku në Angli”, Këlliçi dhe Shkreli rrëfejnë historinë e dashurisë

Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Anna Shkreli dhe Belind Këlliçi kanë folur për raportin e tyre, momentet e bukura e të vështira dhe interesat që të dy kanë. Ata u ndalën edhe në njohjen e tyre, e cila ka ndodhur rreth 10 vite më parë në një bar në kryeqytet, por të dy e përcaktojnë ndryshe këtë moment.


Belind Këlliçi: Unë quaj ditën e parë që u prezantuam përmes miqve të përbashkët, Anna ishte studente në Itali në atë kohë e ndërkohë unë isha kthyer, isha me punët e mia, sa kisha filluar në njëfarë mënyre edhe jetën edhe karrierën time politike në Tiranë dhe unë quaj këtë njohje të parë. Kurse Anna quan momentin kur jemi ulur realisht dhe kemi patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin.

Anna Shkreli u shpreh se marrdhënia me Belindin ka kaluar në provën e durimit, të pritjes dhe është konsoliduar gjithnjë e më shumë. Ishte pikërisht distanca për shkak të studimeve të saj në Itali, e më tej, masteri në Angli, një prej momenteve që provoi se sa e fortë dhe rezistente ishte ajo çka të dy kishin për njëri-tjetrin.

Anna dhe Belindi, e pranuan se ajo çfarë i mbante bashkë ishte e fuqishme dhe kaloi provën e largësisë dhe pritjes.

Anna Shkreli: Historia ime me Belindin është një histori interesante sepse për mua është një histori që dëshmon faktin se sa e rëndësishme është që dikë edhe të dish ta presësh në njëfarë mënyre sepse unë  kam qenë në Itali, pastaj jam kthyer shumë shkurt në Shqipëri, pastaj kam ikur prapë në Angli ku edhe siç e rrëfente edhe inserti, pastaj kam kryer eksperiencat e mia master dhe eksperiencat e mia me radhë. Në njëfarë mënyre, kjo është një marrëdhënie njerëzore e cila nuk ka ecur përpara duke u nxituar për të arritur diku, kjo është shumë e rëndësishme, më kupton. Është një marrëdhënie që ka ditur të presë dhe ka ditur t’i përballojë edhe ditët e mira, edhe ditët e këqija.

Belind Këlliçi: Edhe unë kam ditur të pres, me thënë të drejtën. Prita Annën që të diplomohej në Itali dhe të mbaronte studimet e veta në Itali. Ka qenë një moment i vështirë kur Anna më komunikoi më pas që donte, e kishte marrë vendimin që të shkonte në Angli për të bërë masterin. Sigurisht nuk është se e prita shumë, shumë mirë në aspektin tim personal por ishte diçka, një eksperiencë që Annës i duhej patjetër dhe ishte ëndrra e saj që të ikte për master në Angli.

Rudina Magjistari: Ta ka forcuar edhe më shumë sprovimin duke të sprovuar në njëfarë mënyre.

Belind Këlliçi: Po, më ka sprovuar, ngeli duke më sprovuar gjithë kohën.

Anna Shkreli: Pavarësisht se Belo mund mos ta ketë marrë si lajmin më të mirë të mundshëm, ai asnjëherë nuk ma peshoi këtë gjë. Asnjëherë nuk më tha që jo mos shko, as nuk bëhet fjalë, por as nuk më tha që mund të mërzitej. I vetmi reagim që pati pak më emocional ishte që më ka shkruar një letër para se unë të ikja të cilën unë e kam akoma dhe vetëm kjo, por aspak që unë të ikja me kokën mbrapa apo të mendoja që… Nuk kishte një reagim egoist dhe okej, që ti do ta shohësh tjetrin të rritet dhe nëse është e thënë të jetë, do jetë./tvklan.al

Etiketa: historia e dashurisekellicishkreli


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Babai takon vajzën, e rrëmben dhe e qeth që të mos e njohin

Babai takon vajzën, e rrëmben dhe e qeth që të mos e njohin

Policia italiane kërkon vëllezërit binjakë shqiptarë, pse nuk i dënojnë dot

Policia italiane kërkon vëllezërit binjakë shqiptarë, pse nuk i dënojnë dot
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}