Një vajzë 3-vjeçare e cila ishte prekur nga hepatiti që ka prekur fëmijët në mbarë botën i ka shpëtuar vdekjes pasi transplantoi një pjesë të mëlçisë nga babai i saj.
Lola-Rose Raine, nga Gravesend, Kent, është një nga gati 200 fëmijët që janë të infektuar me hepatit në botë.
Vogëlushja tre vjeçare fillimisht pati të vjella më pas prindërit e saj u shqetësuan kur vunë re se sytë e saj kishin marrë një nuancë të verdhë – një shenjë dalluese e hepatitit.
Analizat në spital zbuluan se mëlçia e saj nuk po funksiononte normalisht dhe mjekët e dërguan 3-vjeçaren në një njësi të specializuar në spitalin Kings College në Londër në mars.
Por disa ditë pasi mbërriti mëlçia e saj filloi të mos funksiononte dhe mjekët u detyruan ta vendosnin në koma. Mjekët paralajmëruan se vajza mund të kishte vdekur brenda disa orësh nëse nuk do të realizonin një transplant në minutën e fundit.
Ishte babai i saj Alan Raine, 27 vjeç, ai që dhuroi një pjesë të mëlçisë së tij për të shpëtuar vajzën në një operacion që zgjati shtatë orë.
Pavarësisht se i ishin komunikuar rreziqet, zoti Raine tha se ishte midis një zgjedhje dhurimit të mëlçisë ose zemra e tij do të shqyhej nga dhimbja duke parë fëmijën e tij duke vuajtur apo humbur jetën.
Të dy prindrit e vogëlushes iu nënshtruan analizave të nevojshme që të kuptonin nëse të paktën një nga ata kishte përputhshmëri dhe mund të dhuronte mëlçinë për vajzën, por nëna e saj nuk ishte e përshtatshme edhe pse kishin të njejtin grup gjaku. Fatmirësisht analiza konfirmoi të atin si dhurues. “Ne po shikonim vajzën tonë të vogël të vdiste para syve tanë. Nuk kam asnjë ide se si ta shpjegoj ndryshe. Ishte sikur dikush të kishte hyrë në kraharor dhe të kishte shqyer zemrën. Ata mund të më thonin se nuk do t’i mbijetoja operacionit dhe ajo do të mbijetonte dhe unë sërish do të kisha pranuar. E vetmja gjë që mund të mendoja ishte se mund ta ndihmoja”, tha ai.
Pothuajse një muaj pas operacionit, Lola-Rose është rikuperuar plotësisht dhe do të dalë nga spitali këtë javë.
Rreth 190 raste të hepatitit te fëmijët janë identifikuar në mbarë botën, njoftoi sot Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.