Bota

E prekur nga festimet, Mbretëresha del në ballkon të përshëndesë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:11 - 05/06/22 |
Opi Nion

Mbretëresha thotë se është “e përulur dhe e prekur thellë” nga festimet e Jubileut të Platintë të mbajtura në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Në një letër “faleminderi” pas përmbylljes së festimeve në Londër, ajo tha se mbetet e përkushtuar për të shërbyer si monarke me mbështetjen e familjes së saj.

Mbretëresha Elizabeth II u shfaq nga ballkoni i Pallatit Buckingham në mbyllje të festimeve që shënuan 70 vjetorin e saj në fron, e përshëndetur nga ovacionet e një sheshi të mbushur me njerëz.

E veshur me një fustan të gjelbër, ajo doli për disa sekonda me trashëgimtarin e fronit Charles (dhe gruan e tij Camilla), Princin Ëilliam, i dyti në radhën e pasardhësve dhe fëmijët e tyre më të mëdhenj, George dhe Charlotte, i treti dhe i katërti.

Ndërsafamilja mbretërore përshëndeste, himni kombëtar, God Save the Queen, u këndua nga turma./Opinion.al

 

 

 

Pas