Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E plotë/Atentati mafioz që tronditi Tiranën, kush ishte Devi Kasmi dhe konfliktet për drogën

2018/01/30 at 1:28 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
E plotë/Atentati mafioz që tronditi Tiranën, kush ishte Devi Kasmi dhe konfliktet për drogën

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku një 41-vjeçar i quajtur Dëfrim Kasmi u ekzekutua nga një atentat mafioz poshtë banesës. Dy persona me motorr kanë qelluar drejt Kasmit, dhe më pas janë arratisur. Viktima i njohur si Devi Kasmi, dyshohet të jetë vrarë për shkak të së kaluarës së tij kriminale, ku vrasësi dyshohet të jetë Domart Konjari.


Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku në skenën e krimit policia gjeti edhe dy pistoleta, të cilat dyshohet të jenë të viktimës. Ai i mbante armët me vete kudo për shkak se ruhej nga konfliktet në të cilat ishte i përfshirë.

Vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme e ka zanafillën vite më parë, ku atentatori dhe viktima dyshohet se kanë qenë pjesë e trafikut ndërkombëtarë të kokainës.

Po kush është Dëfrim Kasmi?

Nga detajet e fundit në lidhje me të është zbuluar se viktima që njihej me pseudonim “Dëfrim qorri”, ishte një person që ruante një profil të ulët. Daljet e tij ishin të rralla, dhe për këtë arsye ai kishte marrë edhe nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën. Ai ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë dhe Spanjë, ndërsa pista ku po heton policia për vrasjen e tij thuhet të jetë ajo e hakmarrjes për shkak të kontrolleve për territor në Evropë.

Emri i Devi Kasmit, është i njohur për policinë e Tiranës, pasi ai ka qenë i përfshirë në një atentat të ndodhur në vitin 2010. Gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij, policia gjeti policia gjeti rreth 3 kilogramë kokainë dhe një kallashnikov me silenciator që i përkisnin viktimës.

Kasmi rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg. Më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim.
Kasmi nuk rezulton të jetë marrë me aktivitete të paligjshme në Shqipëri, por në Spanjë ku ka jetuar për shumë vite.

Dëfrim Kasmi dhe vrasësi i tij Domart Konjari, ishin miq të ngushtë, dhe së bashku realizonin trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut dhe e transportonin drejt Spanjës dhe Francës. Më pas miqësia mes tyre u prish për shkak të një konflikti ku shkak ishte Franc Konomi. Ky i fundit u vra në një atentat mafioz në vitin 2010.

Mendohet se grupi i Dëfrim Kasmit ishte prapa ekzekutimit të Franc Konomit. Për të marrë hak, grupi i Domart Konjarit gjeti vendndodhjen në Spanjë ku po qëndronte Dëfrim (Devi) Kasmi. Domart Konjari së bashku me një shokun e tij të paidentifikuar tentuan ta vrasnin. Dy palët u përleshën me njëri-tjetrin dhe Dëfrim Kasmi mundi t’iu merrte pistoletën Konjarit. Këtë të fundit e la të plagosur, ndërsa mikun e tij e vrau. Që prej ateherë, ka pasur vazhdimisht hasmëri mes Domart Konjarit dhe Devi Kasmit./Opinion.al

Etiketa: atentatkasmivrasje


Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Para
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë për kanabisin, Peleshi: Duhej mbledhur më parë

Peleshi shkarkon drejtorin e dënuar pas denoncimit të LSI

Aksidenti masiv në Mamurras, humb jetën njëra prej grave, me profesion mësuese

Aksidenti masiv në Mamurras, humb jetën njëra prej grave, me profesion mësuese

Benzi futet në autostradë në kah të kundërt, shkakton aksidentin fatal të Mamurrasit

Benzi futet në autostradë në kah të kundërt, shkakton aksidentin fatal të Mamurrasit
















TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com