Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Të vërtetat e tragjedisë dhe ajo çfarë ndodhi në afërsi të Sukthit

2016/10/13 at 6:23 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Aksident tragjik në autostradë, makina lëvizte në sens të kundërt, vdesin 3 vajza, 1 djalë

Përplasja ballore e dy automjeteve shkaktoi 4 viktima në orët e para të mëngjesit të enjtes, në autostradën Tiranë – Durrës. Ngjarja ndodhi në orën 4 e 15 minuta në afërsi të Sukthit.


Shkak është bërë futja në krah të kundërt e automjeti tip Benz që pak minuta më parë nuk kishte ndaluar një postblloku policie. Ai drejtohej nga 36 – vjeçari nga Durrësi, Dashnor Deliallisi, baba i dy fëmijëve, emigrant në Itali.

Shoqet e ngushta humbën jetën në aksidentin tragjik

Greta Sherifi, Izabela Balla dhe Elona Koçibaros ishin tre shoqe të ngushta që kishin ndërmarrë së bashku një udhëtim, pa e menduar asnjëherë, se ai do të ishte i fundit për to.

47139fc1-4715-4fc8-ba4a-dc1dd475411e

Mësohet se të tre vajzat ishin nisur drejt Greqisë ku jetonte njëra prej tyre. Siç duket edhe nga pamjet, automjetet në të cilat udhëtonin viktimat janë shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses për të nxjerrë trupat e pajetë.

Hetimi i ngjarjes

Sipas hetimeve paraprake të ekspertëve të policisë, për t’i shpëtuar ndjekjes së uniformave blu, Deliallisi ka kaluar në krahun e kundër të autostradës, ku është përplasur me automjetin ku udhëtonin 3 vajza dhe që drejtohej nga 23-vjeçarja Greta Sherifi nga Saranda.

Në makinën e saj ndodheshin si pasagjere dy mikeshat e saj, Izabela Balla 33 – vjeçe që jetonte në Greqi dhe Elona Koçibaros 34 – vjeçe nga Tirana.

Deklarata e policisë

Policia jep detaje nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën 4 persona. Përmes një njoftimi, policia sqaron dinamikën e ngjarjes. Më poshtë komunikata e plotë:

Në datë 13.10.2016, në afërsi të karburant “Kastrati”,  shërbimet e Rendit dhe të Qarkullimit Rrugor Durrës  ishin në pikë kontrolli kur kanë konstatuar një mjet tip “Benz” duke ecur në krah të kundërt dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë efektivët e policisë në postobllok kanë njoftuar Sallën Operative dhe  janë vënë në ndjekje , por mjeti është shkëputur duke përfituar në kohë pasi lëvizte në sens të kundërt dhe shërbimet e policisë nuk kanë lëvizur në sens të kundërt.

Këto shërbime kanë konstatuar pak minuta më vonë se po ky mjet ishte përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth orës 04: 15.

Për pasojë kanë humbur jetën në aksident drejtuesi i mjetit tip “Benz” Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL.

Gjithashtu humbën jetën Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe  Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Specialisti: Ngjarja e Sukthit, vrasje, jo aksident!

Specialisti i Policisë Rrugore i pyetur për ndriçimin në rrugë tha se autostrada Tiranë-Durrës deri në Vorë ka ndriçim, ndërsa nga Vora në drejtim të Durrësit jo. Ndërsa sinjalistika rrugore është e rregullt.

Por sipas tij, edhe nëse do të kishte patur shtylla elektrike tragjedia ka qenë e pashmangjshme. Kjo për shkakun se përplasja ka qenë ballore, tej mase e fortë. Makina ku udhëtonin tre të ndjerat, nga goditja është spostuar 70 metra nga pika e goditjes.

Lidhur me ndonjë manovrim të mundshëm ai tha se “makina me targa AA 694 IL në pronësi të 23 vjeçares Greta Sherifi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi rreth 90 km në orë. Vendi ku ndodhi aksidenti është kthesë. Gjithashtu makina tjetër përballë ka qenë me mbi 100 km në orë. Kjo do të thotë se mundësia për manovrim ka qenë Zero”.

sukth 5

Ndërkohë, opinion.al pyeti specialistin e policisë Rrugore nëse ka patur raste të ngjashme të drejtuesve të mjeteve që ecin në kah të kundërt, ai dha se: “Rastet janë krejt të rralla dhe asnjëherë me shpejtësi kaq të madhe dhe asnjëherë në distancë disa kilometra si në rastin konkret. Ndodh që një drejtues mjeti ngatërron rrugën dhe kthehet direkt mbrapsht”, tha ai.

Sipas tij kjo ngjarje ka gjithë elementet e një vrasje në rrugë dhe jo të një aksidenti rrugor. Personi që kreu këtë akt, 36 vjeçari Deliallisi dyshohet të ketë qenë nën efektin e drogës apo alkoolit, por këtë saktësisht do ta nxjerrë ekspertiza mjeko-ligjore, pasi janë marrë kampionët e gjakut për llogari të hetimeve.

“Killeri i rrugës”, person me precedentë

Referuar burimeve, Dashnor Deliallisi është një person me precedent penal. Mësohet se në momentin e aksidentit,  ai mund të ketë qenë nën efektin e drogërave të forta.

Gjithsesi përgjigjen përfundmitare për këtë do ta nxjerrë mjekësia ligjore. Ndërsa bëhet e ditur, se Deliallisi ishte një qytetar rom, i lindur në Fush-Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar.

Aktualisht, ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit. Referuar të dhënave të gjendjes civile, rezulton të jetë i ditëlindjes së viteve ’80-të dhe beqar.

Më herët u tha se ai kishte jetuar në Itali, nga ku ishte kthyer dhe vendosur në Durrës.

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Para
“Gazzeta Dello Sport”/ Strakosha është më i mirë se Berisha

"Gazzeta Dello Sport"/ Strakosha është më i mirë se Berisha

Alpha Bank, suksesi i një marrëdhënieje bashkëpunimi me klientin

Alpha Bank, suksesi i një marrëdhënieje bashkëpunimi me klientin

Mbesa e Mogherinit e përfshirë në trafikun e kokainës që drejtohej nga një shqiptar dhe djali i një mafiozi

Mbesa e Mogherinit e përfshirë në trafikun e kokainës që drejtohej nga një shqiptar dhe djali i një mafiozi
















TE FUNDIT

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
5 Qershor, 2025

Në seancën e sotme plenare është diskutuar ndër të tjera edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës...

Lexo më shumë

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
5 Qershor, 2025

Një 63-vjeçar është arrestuar në Itali pasi hiqej si mjeku u Papa Gjon Palit II dhe 54 kardinalëve. I arrestuari...

Lexo më shumë

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
5 Qershor, 2025

Interi ka prezantuar fanellën e re të sezonit 2025/2026. Fanella do të vishet në ndeshjen e dytë të fazës së...

Lexo më shumë

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
5 Qershor, 2025

Në përgjigje të kërcënimit që paraqet Rusia, NATO ka miratuar rritjen më të madhe të armatimit që nga Lufta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com