-U tha në Opinion

E plotë/ Nga mesazhet e koduara tek… Çfarë tha Tahiri në Opinion


               Publikuar në : 22:46 - 19/09/19 |
Al Do

Në lidhje live në emisionin Opinion, Saimir Tahiri komentoi edhe njëherë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi atë për shpërdorim detyrë.

Ish ministri i Brendshëm theksoi se nesër do tëflasë më qartë, pasi të ishte më i qetë.

“U hetova dy vjet si trafikant, tani nuk jam trafikant dhe meqë kam disa kushërinj tani kam shpërdoruar detyrën”, theksoi Tahiri.

I pyetur për mesazhet e paradites së kësaj të enjteje, ku në media u tha se ishin të koduara për ish ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin Rama, Tahiri deklaroi: Nuk lodhem fare unë me mesazhe të koduara, jam aq burrë sa ta bëjë drejtpërdrejt. Hyjë tek burrat që e bëjë drejtpërdrejt.

Blendi Fevziu: E prisnit vendimin këtë vendim sot?

Saimir Tahiri: Nuk kam më shumë për të thënë përtej asaj që thashë kur dola, nesër do të flas më shumë.

Blendi Fevziu: Shpërdorimi i detyrës duket një akuzë disi ambigue, që mund të fusë brenda çdo politikan shqiptar. Në fakt jeni dënuar 5 vjet. Mendoni që jeni dënuar pa të drejtë, pra ka qenë një dënim politik, apo jeni i kënaqur që i shpëtuat akuzës së grupit të strukturuar kriminal.

Saimir Tahiri: Kjo është qesharake dhe absurde deri në nivele të frikshme, pa dyshim fare. Kështu që as mos prit që unë të të jap mendim ndryshe. U hetova dy vjet për trafikant dhe tani më thanë që nuk je trafikant, po meqë ke disa kushërinj, shpërdoron detyrën.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, pati disa komente sot që keni bërë në mëngjes në sallë, për vëllezërit e disa personave politikë, si dhe për arsyen tjetër, që lidhej me “shefin e madh”. Kanë qenë një lloj mesazhi i koduar ndaj Ramës dhe drejtuesve të tjerë të PS?

Saimir Tahiri: Se di e kam dëgjuar shpesh këtë dhe është fyese për mua të thoni që jap mesazhe të koduara. Jam aq burrë sa ta bëj drejtpërdrejtë, sa nuk lodhem fare me mesazhe të koduara. Të jesh i bindur për këtë. Mos më fyeni më me këtë historinë e mesazheve të koduara, sepse hyj tek ata burra që e bëj drejtpërdrejtë.

Blendi Fevziu: A jeni i gatshëm javën e ardhshme për të ardhur në studio për t’u përballur me këtë debat?

Saimir Tahiri: Patjetër, me kë të duash përballë.

Blendi Fevziu: Me kë të dua përballë. Atëherë do t’ju kontaktoj për javën e ardhshme./ Opinion.al

Pas