Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Dje në Opinion, droga në lokalet e natës në Tiranë…

2016/11/30 at 11:59 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Video-Opinion/ Gashi: Numri i përdoruesve të kokainës është dyfishuar

Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, në lidhje me shitjen dhe konsumimin e drogës në jetën e natës në Tiranë, ka theksuar  se në kryeqytet ekzistojnë disa pika të ndryshme shitje kokaine.


Aliaj ka theksuar se për arsye të një projekti, ne realizuam një test, në shumë pika të ndryshme të Tiranës  ku mund të blihej kokainë.

Ai tha se në çdo pikë, ne blemë nga një gram drogë dhe në kryeqytet, sipas tij, ekzistojnë rreth 15 pika të tilla.

Sipas tij, një gram kushtonte rreth 100 dollarë, por arsyeja e këtij projekti, ishte fakti për të verifikuar cilësinë e kësaj lënde narkotike që u shitet të rinjve në lokalet e natës.

“Nga të dhënat e laboratorit ku ne dërguam sasinë e blerë të kokainës, na rezultoi se vetëm 30% e saj ishte kokainë, pjesa tjetër ishte lëndë e ndryshme, që përbëhej nga aspirinat dhe pluhur neoni”.

I ftuar në këtë panel, ka qenë edhe Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë në Tiranë, i cili tha se nga konstatimet e policisë; droga konsumohet në 50 lokale nate në kryeqytet, shkruan opnion.al.

“Normalisht Tirana është qendra më e madhe urbane e Shqipërisë dhe ka probleme të tilla. Është problem si çdo qendër e madhe, siç çdo metropol. Lokalet e natës, pra jeta e natës në Tiranë është jeta më e madhe në gjithë Shqipërinë. Policia ka një statistikë në lidhje me lokalet e natës. I ka të evidentuara të gjithë jo vetëm për këtë fenomen por edhe për problematika të tjera. Sipas statistikave ka rreth 50 lokale nate në të gjithë Tiranën.

Operacionet që ne bëjmë në lokalet e natës vijnë me informacione konkrete, nuk janë kontrrolle sporadike, nuk janë kontrolle rutinë.

Zakonisht në lokale nuk kapen sasi të mëdhaja. Vijnë sipas kërkesës së klientit dhe janë në sasi të vogla”, është shprehur Hodaj.

Kreshnik Alimadhi, specialist në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka theksuar në Opinion, në lidhje me debatin për shitjen e drogës në lokalet e natës në kryeqytet, se asnjë vend nuk mund të konsiderohet totalisht i pastër nga një fenomen i tillë.

Alimadhi theksoi se përdoruesit e drogërave në Tiranë ekzistojnë dhe si rrjedhojë e tyre ka edhe shitje të lëndës narkotike. Ai bëri me dije se një fakt i tillë nuk mund të mohohet, pasi dhe numri i konsumatorëve është në rritje.

“Këto janë disa raste sporadike dhe policia ka një strategji tani për momentin, ata që janë shpërndarës, çështjet ndaj tyre janë në hetim, si dhe 1.kg kokainë është kapur dhe një çështje e tillë është në hetim. Në lidhje me lokalet e natës që ushtrojnë apo dyshohen se ushtrojnë veprimatari të tillë, do merret një operacion nga policia e shtetit, për të ushtruar kontrolle në ato subjekete”.


Gazetari Spartak Koka ka theksuar se kokaina fillon të shitet vazhdimisht në Tiranë. Pavarësisht aksionit të fundit në kryeqytet, ku u kapën 2.kg kokainë që u shiste në fundjavë, sipas tij, ajo përsëri vazhdon të jetë trend.

Koka tha se problemi në lidhje me këtë fakt, është tek kontrolli i institucioneve përkatëse. Ai, bëri me dije, se duhet të fillohet nga të gjitha hallkat e tjera ligjore që kanë këto lokale, ku rezultohet me shkresa, që një pjesë e lokaleve ushtrojnë aktivitet të paligjshëm dhe pa leje nga Bashkia e Tiranës.

“Të paktën sipas Bashkisë asnjë lokal nuk është i pajisur me leje ushtrim aktiviteti. Në 2014 ne kemi patur një shkresë të Policisë së Tiranës,i cili sigurisht është implementuar edhe në 2015,ku thoshte: Që persona të ndryshëm, me aktivitet kriminale të cilën nën mbrojtjen e strukturave të policisë. Informacionet flasin se një pjesë e tyre mbrohen nga një pjesë e strukturave të Policisë, ose informohen prej tyre në rast se ka operacionet. Pra vështirësia e kapjes së drogës në ambientet e lokaleve vjen si pasojë e një rrjeti bashkëpunëtorësh brenda strukturave të policisë, të niveleve të ndryshme që mund të bëjnë tek administratorët apo menaxher njoftimin se do të vij policia, çka i bëjnë të frenojnë shitjen e lëndëve narkotike”, është shprehur Saprtak Koka.

Psikologia Amarda Gashi, ka theksuar në Opinion, se kohëve të fundit janë shtuar rastet e ardhjes në spital të pacientëve që konsumojnë drogë të fortë.

Gashi theksoi se sa i përket stimulantëve, ku futet edhe kokaina ka një dyfishim të përdoruesve, të paraqitur në shërbimin tonë që kanë kërkuar ndihmë.

Gjimnazistja Refxhei Tola, u shpreh në Opinion, se bashkëmoshatarët e saj në gjimnazet e Tiranës; konsumojnë drogë. Sipas saj, droga tanimë është kthyer në trend, kjo për disa arsye:

“Në vitin e dytë ka të rinjtë që përdorin kokainë. Ka sepse mjediset e gjimnazeve kryesisht, sapo del nga shkolla janë të ekspozuar nga ky fenomen. I cili tashmë është kthyer edhe në trend, ata që e kanë janë personat më vip të shkollës, janë kryesisht të veshur nga një famë e rem. Shihen si modele më interesant sepse përdorin drogën. Është një fenomen që vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Pikërisht janë modelet që na serviren, muzikantë, këngëtarë, të cilët edhe klipet e tyre i bëjnë në këto forma”, është shprehur Refxhei Tola.

Gazetarja Etleva Delia, në lidhje me shitjen e drogës në Tiranë, ka theksuar se problemi nuk qëndron në ato pikat e shtijes që dihen në kryeqytet, por tek dhjetra të tjera që ende nuk janë zbuluar nga institucionet përkatëse.

Delia tha se ka mjedise ku kinse ekzistojnë si lokale nate ku këndohet muzikë tallava, me vajza që luajnë rolin e balerinës, por realisht ato janë thjesht vajza që ushtrojnë prostitucion, si dhe mjedise të tilla, janë shndërruar në pika shitje të drogës në kryeqytet.

Ajo, vuri në dukje, se kam pas raste kur jam nisur për të bërë një punë dhe jam kthyer në rrugë, se më ka dalë një punë tjetër, pikërisht për arsye të shumë denoncimeve nga qytetarë të ndryshëm. Deliaj ka treguar se disa gra në një lagje të Tiranës më ndalën dhe më thanë se tek një lokal pranë banesës së tyre ushtrohet prostitucion, si dhe shitet drogë.

Gazetarja tregon se problemi më i madh i tyre, ishte edhe fakti, se aty nuk merret vesh se kush hynë dhe del aty. Ajo theksoi se si ai lokal, ka edhe shumë të tjerë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, në lidhje me konsumimin e drogërave nga adoleshentët shqiptar, ka bërë me dije se ky fakt, është një nga problemet e mëdha të shoqërisë shqiptare.

Malaj tha se përdorimi i drogërave nga ata, në lidhje me raportet e individit, shkollës dhe shoqërisë, përbën një problematikë shumë të sofistikuar dhe shumë të vështirë.

Ajo theksoi se në njërin nga anketimet, së bashku me ISHP, për të ndërtuar një strategji të re dhe në raport me punonjësit e policisë, për parandalimin, riedukimin dhe integrimin e kësaj kategorie, u bë një anketim, i cili u shtri në të gjithë Shqipërinë, duke filluar nga 9-vjeçaret, të mesmet dhe universiteti.

Sipas saj, ky anketim rezultoi se fëmijët ose nxënësit e shkollave 9-vjeçare, bëhen elementi i parë i tendencave për të filluar përdorimin e lëndëve narkotike. Malaj tha, në lidhje me këtë fenomen, ekzistojnë të paktën shtatë arsye.



Ju sugjerojmë

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen
Aktualitet

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

15 Maj, 2025 3:43 pm
PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta
Aktualitet

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta

15 Maj, 2025 3:32 pm
Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët
Aktualitet

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët

15 Maj, 2025 3:17 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

15 Maj, 2025 2:49 pm
Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
Rajoni

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

15 Maj, 2025 2:35 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

15 Maj, 2025 1:55 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

15 Maj, 2025 1:48 pm
“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…
Aktualitet

“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…

15 Maj, 2025 1:39 pm
Para
Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Parashikimi i motit për sot, 1 dhjetor 2016

Krim në familje, burri vret gruan në Kuçovë

Krim në familje, burri vret gruan në Kuçovë

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 1 dhjetor 2016
















TE FUNDIT

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen
15 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas incidentit të ndodhur në një KZAZ në...

Lexo më shumë

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta
15 Maj, 2025

Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi, duke ndryshuar disa kushte të protestës së kësaj force politike...

Lexo më shumë

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët
15 Maj, 2025

Pasi ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në Fier, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për këtë qark, Belinda...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
15 Maj, 2025

Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com