Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E plotë/ Afera me Teatrin, si u dha toka në qendër të Tiranës për 470 euro/m2

2018/06/29 at 3:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
E plotë/ Afera me Teatrin, si u dha toka në qendër të Tiranës për 470 euro/m2

“Vlera e pronës shtetërore, përfshirë edhe godinat e angazhuara nga ana e shtetit shqiptar, është rreth 6 milionë euro, ndërsa vlera e godinës së Teatrit Kombëtar që do të përfitohet, është rreth 30 milionë euro”.

Kjo është fjalia përmbyllëse e relacionit të ligjit të “jashtëzakonshëm”, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në pamje të parë duket si një marrëveshje e qartë, ku shteti del 5 herë i fituar. Dhe habitshëm, është vetë biznesmeni që e ka kërkuar një gjë të tillë. Në të vërtetë shifrat janë të gjitha fiktive, të bazuara në tabelat që qeveria përdor për të shpronësuar pronarët e tokave, kur mbi to ndërtohen vepra publike.

SA VLEN TEATRI DHE TOKA

“Pronari-shtet, në zonën ku propozohet që të zhvillohet projekti, ka një sipërfaqe prej 8465 m2, nga të cilat, rreth 2100 m2 janë pronë e Bashkisë së Tiranës. Vlera e objektit të Teatrit Kombëtar, sipas të dhënave të bilancit të institucionit, përllogaritur këtu amortizimi i godinës në vite, është 95.567.619 lekë. Vlera e pronave shtetërore truall, e përcaktuar në zonën e projektit, sipas çmimit të referencës së miratuar me vendimin nr.89/2016 të Këshillit të Ministrave, është rreth 500 milionë lekë”.

Kaq është vlerësimi për tokën dhe godinën në qendrën e Tiranës. Pra, godina e teatri, ajo që vazhdon të jetë aty, vlerësohet rreth 750 mijë euro. Ndërsa toka, në qendrën e qendrës së Tiranës, vlerësohet më pak se 60 mijë lekë m2, ose rreth 470 euro metri katror. Me një kërkim të thjeshtë në “Google” mund të gjesh disa shtëpi të vjetra të Tiranës që janë në shitje, si truall për ndërtimin e pallateve. Në faqet që ofrojnë shërbimin e realestate, gjen troje që shiten për pallat me çmime, minimumi 1500 euro m2.

Por qeveria, në relacion e vlerëson tokën më të preferuar nga ndërtuesit me vetëm 470 euro m2. Nga ana tjetër, mbi këtë tokë, që do të ndërtohet teatri, por edhe kullat e planifikuara mbi projektin e paraqitur në Kryeministri, do të ndërtohen apartamente dhe biznese të tjera private. Një apartament në qendër të Tiranës kushton mesatarisht 2000 deri në 2500 euro m2, ndërsa vlera e një dyqani, pra të kateve të para, është më shumë se dyfishi. Mbi një metër katror tokë teatri, parashikohen kulla me lartësi nga 8 deri në 20 kate. Llogaritë janë të thjeshta dhe të qarta.

KAM ZYRAT, MË JEP TEATRIN

“Nga Bashkia Tiranë është paraqitur kërkesa me nr.6848/1, datë 23.2.2018, pranë Ministrisë së Kulturës, për shprehje interesi për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit “Fusha shpk”. Në përbërje të kësaj kërkese, subjekti privat angazhohet që, përveç zhvillimit të pronës në pronësi të tij, të realizojë edhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, konform një projekti që do të miratohet nga të gjitha strukturat përkatëse”. Kjo ishte data e parë zyrtare, kur filloi procedura ligjore për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave dhe teatrit të ri.

Në fakt, kjo është data kur bashkia kërkoi mendim për propozimin e firmës private, ndërsa kërkesa e kësaj të fundit për bashkinë nuk dihet. Ajo që dihet botërisht, është kërkesa publike dhe debati i gjatë i ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sot Kryeministri Edi Rama, në fund të viteve 1990, për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave. Procedurat vazhduan shpejt nga 23 shkurti dhe në mes të majit, qeveria e publikoi projektligjin në një faqe interneti për konsultim. Pra, në më pak se 4 muaj, të gjitha institucionet e shtetit ranë dakord me propozimin e një firme private, që do të zhvillojë zonën dhe të ndërtojë teatër.

Në relacion saktësohen edhe arsyet pse firma private kërkoi “ndërtimin e teatrit”. “Pronari kufitar privat fton pronarin shtet të hyjë në një marrëveshje zhvillimi të pronës në interes të përbashkët”, thuhet në relacion. Dokumenti nuk paraqet se çfarë sipërfaqeje zotëron pronari privat dhe sa shteti, por tregon se firma private ka interes ta mbarojë me cilësi zhvillimin e zonës pasi, “është i lidhur në mënyrë të konsoliduar me projektin, duke qenë se ka në pronësi një truall dhe objekt (selinë /zyrat e kompanisë së tij) në zonën afër teatrit, pra, ka një interes të qenësishëm për të bërë të mundur zhvillimin e zonës, pavarësisht risqeve të shumta deri në përfundim të projektit”.

TEATRI, NJË RREZIK KOMBËTAR

Edhe pse propozimi i Bashkisë së Tiranës mban datën 23 shkurt, duket se shembja e teatrit ishte parashikuar prej kohësh. Të gjitha institucionet kishin punuar fort për të vërtetuar se teatri ishte jashtë çdo kushti.

Po të lexosh relacionin e qeverisë, duket se të gjithë spektatorët në teatër kanë qenë me “një këmbë në varr”, kur kanë shijuar shfaqet. “Godina e TK-së , referuar vlerësimit të ekspertëve, nuk plotëson asnjë standard bashkëkohor lidhur me anën funksionale, sigurinë e strukturës, sistemet e ruajtjes nga zjarri, ato elektrike, të ngrohjes etj”.. Po krahas kësaj, institucionet vërejnë se teatri s’ka asnjë vlerë, as historike. Në vitin 2004, Instituti i Monumenteve të Kulturës e quan “ndërtesë pa vlera”. Ndërsa në vitin 2014, arrin kulmi kur një relacion i Monumenteve të Kulturës përcakton se “duhet ndërhyrje kapitale dhe se këto ambiente duhen bllokuar menjëherë”. Pra, për qeverinë, godina e ndërtuar në vitin 1938 nuk është historike dhe është e rrezikshme.

DY DËSHTIME PËR NJË LIGJ

Por pavarësisht rrezikut për spektatorët, zhvlerësimit historik, edhe kërkesës së privatit që 6 milionë euro i këmben me 30 milionë euro, sërish ligjërisht kalimi i tokës shtetërore nuk ishte i mundur. Atëherë, qeveria u është referuar tre ligjeve të mëparshme, dy nga të cilat kanë dështuar. Në relacion thuhet se “Ky projektligj propozohet edhe në zbatim të precedentëve të tjerë ligjorë”.


I pari është “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare/PPP, me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërisë “China State Construction Company”. Ky ligj dështoi, sot Rrugën e Arbrit e ka fituar me PPP një kompani shqiptare, kinezët nuk erdhën kurrë.

Ligji i dytë është “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike”. Bëhet fjalë për projektin e famshëm 5 miliardë euro, në Karpen të Kavajës.

Deri tani, nuk është investuar asnjë euro, nga 5 miliardë të parashikuara. Ndërsa ligji i tretë është ai për aeroportin e Vlorës. Këto janë precedentët që ka parashikuar qeveria që privati të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar. Dy kanë dështuar, i treti është në fillimet e veta.

*Shkrimi është botuar në gazetën “Panorama”



Ju sugjerojmë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
Aktualitet

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

20 Shtator, 2025 2:36 pm
Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
Aktualitet

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

20 Shtator, 2025 2:26 pm
Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet
Kryesore

Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

20 Shtator, 2025 12:55 pm
Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
Kryesore

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

20 Shtator, 2025 12:33 pm
Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor
Kryesore

Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

20 Shtator, 2025 12:06 pm
Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI
Kryesore

Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

20 Shtator, 2025 11:08 am
Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
Kryesore

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

20 Shtator, 2025 10:30 am
Para
Drake i habit të gjithë, ja detaji që zbuloi në albumin e ri

Drake i habit të gjithë, ja detaji që zbuloi në albumin e ri

Parashikimi i motit: Diell në pjesën më të madhe të vendit, reshje të dobëta në juglindje

Të dielën fillon vera, bëhuni gati për surpriza

Dokumenti, ja kallëzimi që Taulant Balla ka bërë ndaj Bashës për akuzat e “Toyota Yaris”

Balla-Basha, takim në gjykatë më 10 korrik për 3.4 milionë eurot: Kush i garantoi, e kush i dekonspiroi
















TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com