Kronikë

E përplasi me makinë dhe e qëlloi me armë, zbardhet plagosja në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 28/08/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë, në Shkodër, ku një 72-vjeçar u paraqit me plagë në spitalin rajonal të këtij qyteti.

Nga hetimet ka rezultuar se Z.P, është përplasur nga një 31-vjeçar me emrin Frederik Kola me automjet dhe më pas ky i fundit ka dalë dhe e ka qëlluar me armë gjahu.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën, 31-vjeçari e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit./Opinion.al

Pas