Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në Bulqizë. Mësohet se një automjet ka përplasur një grua dhe një vajzë të mitur.
10-vjeçarja nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Bulqizës, ndërsa këmbësorja tjetër me iniciale Sh.Sh. është duke marrë kujdes shëndetësor.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe kanë shoqëruar drejtuesin e makinës, për ta pyetur në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al