Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Labinot Fushë të Elbasanit. Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e policisë dhe një motor.
Viktimë mbeti drejtuesi i motorit. 65-vjeçari fillimisht u transportua në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në Spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ Opinion.al