Ka ndërruar jetë në spital fëmija 6-vjeçar i aksidentuar nga një furgon këtë mëngjes në qendër të qytetit të Shëngjinit.
I mituri ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga mjeti furgon. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
6-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al