Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Bilisht – Miras. Sikurse njoftohet nga policia, 43 vjeçari, S.H., banues në fshatin Ponçarë, drejtues i një motorri ka përplasur T. S., rreth 72 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit. / Opinion.al