Një 21 vjeçar është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, ndërsa mjeti i drejtuar nga 28-vjeari A. K., ka përplasuar të riun që ishte duke kaluar rrugën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Opinion.al