Një 33-vjeçar me iniciale GJ.K është arrestuar nga policia në Tiranë. Sipas policisë 33-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.”- njofton policia./Opinion.al