Life Style

E përdori në misionin drejt Hënës, shitet 2.8 milion dollar xhaketa e Buzz Aldrin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:19 - 27/07/22 |
Opi Nion

Xhaketa hapësinore e veshur nga ish-astronauti Buzz Aldrin gjatë fluturimit për në Hënë është shitur në një ankand në Nju Jork për 2.8 milion dollarë.

R stolisur me një flamur të SHBA-së dhe logon e NASA-s, Aldrin u fotografua i veshur me xhaketën e bardhë gjatë fluturimit në misionin e vitit 1969.

Thuhet se ish-astronauti Aldrin e kaloi pjesën më të madhe të udhëtimit gjashtë ditor në hapësirë i veshur me këtë xhaketë dhe e hoqi atë vetëm në mes të rrugës për ta ndërruar me një kostum presioni për të hyrë në sipërfaqen hënore.

Xhaketa ishte një nga 69 sendet personale që 92-vjeçari ka vendosur të nxjerrë në shitje. Është prodhuar nga një material rezistent ndaj zjarrit i njohur si pëlhurë Beta, dhe është e vetmja veshje e shitur ndonjëherë nga misioni hapësinor i vitit 1969.

Në ankand u nxorrën edhe sende të tjera personale dhe në total nga shitja e tyre Aldrin fitoi 8.2 milion dollar. Ish-astronauti Buz Aldrin është i vetmi anëtar i gjallë i ekuipazhit prej tre anëtarësh të misionit të vitit 1969.

Pas