InstaBIZ

E përbashkëta e ish-të dashurave të Di Caprios, ja çfarë zbulon studimi


               Publikuar në : 10:57 - 15/03/19 |
el ida

Për vite me radhë, Leonardo DiCaprio është përfolur për disa lidhje dashurie, disa të konfirmuara e disa jo, kryesisht me modele e figura të njohura si Paris Hilton, Rihanna, Miranda Kerr, Demi Moore, Blake Lively, e shumë e shumë të tjera.

Por ishat e Di Caprios, paskan një të përbashkët, moshën e tyre të re në kohën që dilnin me aktorin e njohur. Një përdorues i Reddit analizoi disa nga të dhënat e ish-të dashurave të aktorit dhe vuri re ai nuk kishte pasur asnjë lidhje me dikë mbi 25 vjeç.

Me anë të një grafiku, ai ka paraqitur me saktësi se mosha mesatare e isheve të DiCaprios është 22.9 vjeç. Grafiku nxjerr në pah se vetëm 3 prej tyre ishin 25 vjeç, dhe bëhet fjalë për modelet Bar Rafaeli, Kelly Rohrbach dhe Nina Agdal.

Nga “studimi” u vu re se shumë nga ish partneret e Di Caprios janë modele, dhe bjonde por ai ka “eksploruar” dhe me aktore e këngëtare./Opinion.al

 

 

Pas