Një familje që vajtonte humbjen e fëmijës së tyre vetëm 7 vjeç kanë vënë re një dukuri të çuditshme të cilën e kanë fiksuar në video.
Një tollumbace e bardhe me helium e lidhur pranë arkivolit të vogëlushit shihet teksa shkëputet prej andej dhe shkon pranë nënë së të ndjerit, rrotullohet rreth saj dhe duket sikur e ledhaton.
Videoja tregon nënën Joy Ganda Vibar-Alamares nga Filipinet, e cila shihet teksa vajton humbjen e djalit të saj, Trebby kur tullumbacja ‘i afrohet’ dhe nuk lëviz prej andej derisa ajo e merr në duar. Familjarët besojnë se ishte shpirti i vogëlushit ai që e lëvizi tollumbacen dhe dëshira për t’i dhënë lamtumirën nënës së tij.