Alarmi për sulme terroriste që ka prekur Europën këto ditë, ka qenë së fundi prezent edhe në Itali, veçanërisht pas informacioneve të FBI, për sulme në Romë dhe Milano. Njëkohësisht në kryeqytetin italian, një pako e dyshimtë në stacion shkaktoi situatë alarmi.
Për këtë arsye, veç policisë, edhe ushtria ka treguar performancën e saj në rritje të masave të sigurisë, duke nxjerrë në rrugë mjetet e rënda, mes të cilave edhe tanket.