Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E pavërtetë deklarata e Vuçiç se EULEX nuk u përfshi në aksionin në veri të Kosovës

2023/09/30 at 9:49 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E pavërtetë deklarata e Vuçiç se EULEX nuk u përfshi në aksionin në veri të Kosovës

Vrasja e policit të Kosovës në Banjska dhe situata që pasoi u shfrytëzua nga presidenti serb Alexandër Vuçiç për të nxitur tensionin dhe urrejtjen etnike.

Por deklaratën e Vuçiç se Policia e Kosovës nuk e kishte lejuar EULEX-in të merrte pjesë në operacionin policor të 24 shtatorit e përgënjshtroi vetë EULEX. Sipas përgjigjes për Faktoje, EULEX jo vetëm nuk është ndaluar të bëhet pjesë e operacionit, por po vijon bashkepunimin edhe në kryrjen e hetimeve për ngjarjen.

Narrativa e Alexandër Vuçiç

Presidenti i serbisë Alexandër Vuçiç gjatë një takimi me ambasadorë të vendeve perëndimore kërkoi që NATO të marrë në dorë sigurinë në veri të Kosovës, në vend të policisë së Kosovës.

Deklaratën, Vuçiç e bëri në 27 shtator kur takoi anëtarët e organizatës ndërkombëtare informale QUINT, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe katër vende europiane (Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar).

Në përfundim të takimit, Vuçiç deklaroi gjithashtu se kishte pyetur diplomatët e QUINT se përse Misioni Europian i Sundimit të Ligjit në Kosovë, EULEX nuk u bë pjesë e operacionit në manastirin e Banjskës në 24 shtator.

“Gjithashtu pyeta se pse EULEX-i u refuzua nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacionin e zhvilluar në territorin e veriut të Kosovës”, tha Vuçiç në dalje të takimit me QUINT.

Lajmi mori vëmendjen e mediave botërore duke ngritur tymnajë lidhur me operacionin policor të 24 shtatorit në Kosovë.

EULEX përgënjeshtron Vuçiç

Faktoje u interesua pranë misionit EULEX në Kosovë lidhur me pretendimin e ngritur nga presidenti i Serbisë Vuçiç për moslejimin e përfshirjes së misionit në ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës.

Në përgjigjen zyrtare për Faktoje, EULEX përgënjeshtroi pretendimin e ngritur nga Vuçiç.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk është penguar në asnjë mënyrë të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës më 24 shtator.

Në vijim të përgjigjes EULEX thekson se ‘pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës dhe ndërhyrjes së mëvonshme të Policisë së Kosovës, patrullat e Njësisë së Formuar Policore të EULEX-it/Njësive Rezervë dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit të EULEX-it ishin në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe arritën në zonën përreth Manastirit të Banjskës në veri të Kosovës.

“Në përputhje me mandatin e tij dhe brenda kufijve të lejuar nga situata e atëhershme e vazhdueshme e sigurisë, EULEX-i ka monitoruar nga afër zhvillimet e sigurisë gjatë gjithë operacionit të Policisë së Kosovës, duke qëndruar gjatë gjithë kohës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR/NATO-n. Misioni gjithashtu ka monitoruar dhe po vazhdon të monitorojë, aktivitetet e kryera nga autoritetet e Kosovës në lidhje me sulmin, siç janë hetimet, konfiskimet dhe bastisjet”, sqaroi më tej EULEX për Faktoje.

Përfundim

Deklarata e bërë nga Vuçiç në përfundim të takimit me QUINT ku pretendoi se EULEX nuk është lejuar të marrë pjesë në operacionin e Policisë së Kosovës është pjesë e narrativave të ngritura mbi informacione të pavërteta me qëllim nxitjen e konfuzionit dhe urrejtjes etnike.

Në një kohë kur situata në veri është ende delikate, presidenti serb Alexandar Vuçiç ka artikuluar disa teza të pavërtetuara duke dhënë edhe deklarata kontradiktore.

Një prej tyre është ajo se “Serbia është e gatshme të punojë për vijimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe se ngjarjet e 24 Shtatorit janë tregues i qartë se Prishtina ka për qëllim të ndalojë çdo marrëveshje me Beogradin dhe kthimin në jetë normale”.

Ndërkohë, në gjuhën serbe në ditën e ngjarjeve Vuçiç deklaronte se “Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, mund të na vrisni të gjithëve dhe të thoni ç’të doni!”./Faktoje.al

Etiketa: aleksander vucicBanjskëeulex

Ju sugjerojmë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Para
Masat e BE, Kurti: Të padrejta, s’mund të bëjmë kompromis me kushtetutshmërinë

Kurti i kërkon SHBA-së ndihmë: Serbia po përgatit plane luftarake

Kina inauguron trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë

Kina inauguron trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë

U vra aksidentalisht nga makineria e mishit, publikohet fotoja e shqiptares që humbi jetën në Greqi

U vra aksidentalisht nga makineria e mishit, publikohet fotoja e shqiptares që humbi jetën në Greqi

TE FUNDIT

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
5 Korrik, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues tip skaf dhe kanë ndëshkuar me...

Lexo më shumë

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
5 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com