Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E parrëfyer/ Si mbështeti Flamurtari grevën e studentëve në vitin 1991

2019/02/26 at 8:30 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E parrëfyer/ Si mbështeti Flamurtari grevën e studentëve në vitin 1991

Vasil Ruci është një nga legjendat e gjalla të ekipit të Flamurtarit të viteve ’80, që bëri epokë në Kupat e Europës, jo vetëm duke kaluar disa ture, por duke u ballafaquar në piedestalin e ekipeve shqiptare me gjigandët e futbollit evropian.


I vetmi ekip shqiptar që arriti rezultate historike me Barcelonën duke e mundur njëherë dhe barazuar dy herë, por edhe duke eleminuar Partizanin e Beogradit, një nga ekipët më të famshëm të ish-Jugosllavisë.

Në një rrëfim për portalin “Na ishte dikur”, Ruci tregon fillimisht barazimin me Barcelonën në Kupën UEFA, me rezultatin 1-1 ku ai shënoi një supergol të tijin ndaj portierit të famshëm Zubizareta.

“Si e bëre golin me Barcelonën? Sot po e përmbledh me dy radhë: Një top ka ardhur nga mesfusha, e kam stopuar dhe kam gjuajtur. Unë e ruaja vizionin e portës edhe kur sytë nuk shohin portën. Zubizareta me gjithë lëvizjet, ishte një portier i mahnitshëm. Furia e gjuajtjes ishte e madhe, brenda disa sekondave, topi pushoi në rrjetë dhe e drodhi Zubizaretën. Ky ishte një gol që nuk u ngjante të tjerëve, ndërsa në portë ishte një portier, që gjithashtu, nuk u ngjante të tjerëve. Me aftësitë dhe lartësinë ai përbënte një portier të madh, i cilësuar si më i miri në Evropë. Barcelona vërtet u befasua, por e ka mbledhur veten. Na ndëshkuan me një gol.”

Ekipi i Flamurtarit mahniti çdokënd me lojën e tij. Por koha e shkëlqimit përkoi me vitet ’80 të futbollit shqiptar, që përkon me kohën e artë të disa ekipeve ku ishte e vështirë të dilje kampion.

Por edhe me një kohë të errët ku biografia e lojtarëve shikohej me lupë.

Kështu e pësoi edhe Vasil Ruci dhe shokët e tij më biografi të keqe pas ndeshjes me Partizanin e Beogradin.

“Si vajtja dhe kthimi u përshkuan me avion dhe autobuzë. Në Han të Hotit kemi ndjerë për herë të parë raprezaljen e shtetit. Deri atëherë ajo ishte drejtuar tërthorazi, por aty gjetëm “fytyrën” e atij shteti. Sapo mbërritëm në kufi, doganierët ishin të ngrysur dhe na thanë se me një urdhër nga lart do të kontrollohej autobuzi.

Ferko do të thërriste: përgatituni për zhveshje, gati i kanë hekurat këta. Na zbritën, na kontrolluan duke na zhveshur. Çmontuan edhe sedilet për ti kontrolluar. Tahos, Ziajt, Cipit, mua, na morën nga një Tv që na i kishin dhuruar kosovarët. Ata kishin ardhur atë ditë nga viset e Kosovës. Populli shkodran na priti me lule. Bllokoi autobuzin dhe bëri festë sikur të ishim ekipi i tyre.”

Vasil Ruci tregon se pas suksesit në Evropë në vend që futbollistët vlonjatë të vlerësoheshin edhe nga “udhëheqja” ata u goditën duke qenë viktima të suksesit të tyre

”Disa anëtarë të KQ, që në atë kohë ishin tifoz me Tiranën, menduan të godisnin “Flamurtarin” duke parë shkëlqimin e tij në Kupat e Evropës. Zemërimi i tyre u shfaq ngadalë. Gjetën rastin kur u kthyem nga Polonia. Gjysma e skuadrës u përjashtua, Çipi, Taho, Ruci, etj. Atëherë një gazetar shkroi në “ZP”, përse nuk thirret V. Ruci në kombëtare? Disa pseudosportistë duke parë “ZP” gjetën sebepin. Kërkuan 3200-shin, një test, që asnjëherë nuk e kisha fituar. Kështu me zemër copë e braktisa sportin. Në 10 vjet të karierës sime jam golshënuesi më i mirë shqiptar në Kupat e Evropës. Në 12 ndeshje 6 gola.”, thotë Vasil Ruci.

Por Flamurtari ka një histori të veçantë përsa i përket “lamtumirës” që i dha regjimi diktatorial.

Ekipi vlonjat ishte i pari që përshëndeti studentët e grevës së urisë në qytetin Studenti.

”Nga të gjitha skuadrat, “Flamurtari” ishte i pari që i la lamtumirën atij regjimi. Telegrami parë i drejtuar studentëve të urisë: Deri në fund do t’ju ndjekim. Një fakt që pak veta e dinë, ekipi i Flamurtarit, mblodhi firmat në përkrahje të PD. Ndërsa në 22 mars vendosi thirrje që vota ti jepej PD”, tregon Vasil Ruci. / Na ishte dikur

Etiketa: Flamurtarigreva e studentevevasil ruci


Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Lëkundet toka gjatë natës, cilat ishin epiqendrat e tërmeteve

Lëkundet toka gjatë natës, cilat ishin epiqendrat e tërmeteve

Ngjarja në Don Bosco/ Dëmtimi i 24 vjeçares, arrestohet tekniku ashensorit

Ngjarja në Don Bosco/ Dëmtimi i 24 vjeçares, arrestohet tekniku ashensorit

Almeda Abazi akuzon Gagën se i ka vjedhur idenë: Unë s’do ta kisha bërë

Almeda Abazi akuzon Gagën se i ka vjedhur idenë: Unë s'do ta kisha bërë
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com