Francesco Beccheti, Pronari i televizionit Agon Channel, së bashku me moderatoren e famshme italiane Simona Ventura kanë postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku përshëndesin shqiptarët, duke ngritur dy gishtat.
Fotoja shoqërohet me dixhiturën: Një përshëndetje e ngrohtë për gjithë shqiptarët nga Simona Ventura.
Nuk dihet nëse ngritja e dy gishtave lart është një mbështetje ndaj Partisë Demokratike, duke ditur faktin që Agon Channel ishte kanali televiziv që u mbyll nën insistimin e kryeministrit Rama.
Apo ky është një provokim i vetë Becchetit për Ramën. Kujtojmë që kryeministri e përdori simbolin e dy gishtave pasi Partia Socialsite është numër 2 në fletët e votimit.