Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E pabesueshme, tifozët e Dinamos së Bukureshtit i vjedhin koreografinë atyre të Steauas

2016/08/18 at 1:20 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E pabesueshme, tifozët e Dinamos së Bukureshtit i vjedhin koreografinë atyre të Steauas

Pamja dhe panorama në shkallët e stadiumit të Steaua Bucharest u manipulua në mënyrën më gjeniale, para përballjes që skuadra e Steauas së Bucharest zhvilloi mbrëmë ndaj Manchester City, në takimin e parë të vlefshëm për fazën play-off të UEFA Champions League. Koreografia e improvizuar në stadium është konsideruar nga të gjithë si sabotazhi më i madh në historinë e luftës mes tifozerive. Tifozë të infiltruar të Dinamo Bucharest, rivalët historikë të Steauas, kanë planifikuar në mënyrën më perfekte kurthin që do të mbetet i shkruar në histori. Ata vendosën jelekë dhe aksesorë të tjerë të koreografisë në secilën prej ndenjëset e tribunës së stadiumit me 55, 634 vende, Stadiumit Kombëtar, në kryeqytetin rumun, pikërisht vetëm pak momente para fillimit të ndeshjes.


Në vend që të shfaqnin një mesazh festues për përvjtorin e 30-të që nga koha kur Steaua fitoi trofeun e Champions League ndaj Barcelonës, tifozët, pa vetëdijen e tyre kanë realizuar një koreografi, mesazhi i të cilës shkonte në favor të rivalëve historikë, Dinamos së Bucharest. “Doar Dinamo Bucharest” – (Vetëm Dinamo Bucharest), ishte mesazhi i realizuar nëpërmjet koreografisë në shkallët e stadiumit të kryeqytetit me ngjyrat kuq e bardhë të Dinamos, ndërkohë që gjyqtari vërshëllente fillimin e ndeshjes Steaua Bucharest-Manchester City. Një mesazh që ngjalli në mënyrë të menjëhershme reagimin e tifozëve të Stauas, të cilët ishin vendosur në tribunën përballë, por gjithsesi, mesazhi qëndroi mjaftueshëm në shkallët e arenës, sa për tu fotografuar e filmuar, në mënyrë që të shumëfishohen provat e këtij sabotazhi unik në historinë e luftës mes tifozerive në futboll.

Ajo që e bën edhe më të paharreshëm këtë manipulim të realizuar nga tifozët e Dinamo Bucharest është historia që qëndron nga pas. Një improvizim gjenial ky i tifozëve të Dinamos që do të shkaktojë një gjurmë të fortë te Steaua dhe tifozët e saj, edhe më tepër për faktin që në një mënyrë, porositësi i të gjithë kësaj koreografie ishte vetë presidenti i klubit të Steauas dhe në përfundim, ishin vetë tifozët e Steauas, ata që me duart e tyre realizuan një mesazh kundër ekipit të tyre, në favor të armikut historik. Presidenti 58-vjeçar i Steauas, Gigi Becali, dëshironte të aplikonte një koreografi speciale para fillimit të ndeshjes, për të përkujtuar me nderim 30 vjetorin e fitimit të Kupës së Champions League, në finalen e vitit 1986, përballë Barcelonës. Ishte trofeu i tyre i parë europian dhe për të festuar këtë përvjetor historik, presidenti Becali raportohet se kontaktoi dhe u takua me një kompani nga Gjermani, e specializuar në realizimin e eventeve dhe koreografive mahnitëse.

Por, rezultoi se “gjermanët” në fakt ishin tifozë ultras të Dinamo Bucharest të infiltruar, të cilët në një mënyrë arritën të bindin Becalin, madje duke i thënë se pronari i kompanisë së tyre ishte nga Rumania dhe njëherësh një tifoz i zjarrtë i Steauas. Sipas mediave lokale, ata i treguan presidentit pamje filmike dhe foto nga koreografi që supozohej se kishin realizuar në ndeshjet e Bundesligës gjermane. Ata e kishin bindur Becalin edhe për faktin se konkretisht ishin duke organizuar një event gjigant për një koncert të Rihannas në Bucharest. Analistët e futbollit në mediat lokale e kanë konsideruar këtë si manipulimin dhe sabotazhin më të madh në historinë e tifozëve të futbollit. Ajo që ndez tashmë edhe më shumë luftën mes të fizoëve të Steauas dhe atyre të Dinamos së Bucharest, është fakti që kjo tallje ndodhi pikërisht në prag të derbit të Rumanisë, i cili është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë, i vlefshëm për ligën rumune, i cili tashmë është thuajse i garantuar se do të ketë tension të lartë në shkallët e stadiumit. Vetë presidenti i Steauas, Becali ka mohuar zërat se ishte ai që pagoi për realizimin e koreografisë. “Ata ishin disa djem të cilët realizuan koreografinë falas. I thashë unë që ta realizonin. Mendoni se unë dua tja dij për këtë tallje?”.

steauaraaa

staeuaaaaa

gigi

 

Etiketa: Dinamo BukureshtkoreografiSteaua Bukuresht


Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Goditet disa herë me thikë, vdes 34 vjeçari

Dasma degjeneron në sherr, ja si u therën dasmorët me thika

Këtë emër nuk e keni dëgjuar. Ja si e quan vajzën, aktori i Portokallisë

Këtë emër nuk e keni dëgjuar. Ja si e quan vajzën, aktori i Portokallisë

Rrëfimi i trishtë i babait të Jonidës: S’më lanë ta shihja vajzën për së vdekuri

Rrëfimi i trishtë i babait të Jonidës: S'më lanë ta shihja vajzën për së vdekuri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com