E pabesueshme, por vëllezërit Abdeslam, të cilët morën pjesë në aktet terroriste të së premtes së kaluar, vetëm pak kohë përpara ngjarjeve ishin marrë në pyetje nga policia belge, por “ nuk kishin dhënë shenja të një sulmi të mundshëm kërcënues”, ka pranuar zëdhënësi i Prokurorisë Federale Belge, Eric van der Sypt, i intervistuar nga faqja informative Politico, por duke mos dhënë më shumë të dhëna. Brahim njëri nga kamikazët u hodh në erë në kryeqytetin francez “ kishte kërkuar të arrinte në Siri, por ia doli të arrijë vetëm në Turqi” , tha van der Sypt. “U mor në pyetje pas kthimit, dhe bashkë me të edhe i vëllai, që aktualisht është në arrati”