Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E pabesueshme/ Gjyqtari “divorcon” gabimisht kolegen, gjatë verës nxjerr gurë në Greqi

2018/04/28 at 10:15 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E pabesueshme/ Gjyqtari “divorcon” gabimisht kolegen, gjatë verës nxjerr gurë në Greqi

Ariola Sulejmani, në muajin Shkurt 2018 ju drejtua gjykatës së Korçës, duke kërkuar ndreqjen e gabimeve të bëra në vendim nga gjyqtari Maksim Qirjazi, i cili kishte shqyrtuar tre muaj më parë kërkesën e saj për tu divorcuar nga bashkëshorti.


Në kërkesën e saj, Ariola pretendonte se në vendimin e dhënë, gjyqtari Qirjazi kishte bërë një sërë gabimesh, gjë e cila bënte vendimin të paekzekutueshëm nga zyra përmbarimore. Veç gabimeve, për vendbanimin, vendin e punësimit, ku nga arkëtare në një kazino, gjyqtari në vendim e kishte punësuar në lokal lojra fati, Qirjazi i kishte ndryshuar dhe mbiemrin nga Sulejmani në Kristo, duke ju referuar në vendim me të dhënat e gabuara si “Ariola Kristo”.

Por nga verifikimet e bëra, rezultoi se të dhënat “Ariola Kristo”, që gjyqtari Maksim Qirjazi ka referuar në vendimin e divorcit të shtetases Ariola Sulejmani, i përkasin gjyqtares së rrethit Korçë, Ariola Kristo. Por ky nuk është i vetmi vendim i shpallur me gabime nga gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi, i cili ka sjellë probleme në fazën e ekzekutimit, duke u bërë i paekzekutueshëm, për një periudhë kohe.

Nga verifikimet e bëra na rezulton se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar gjatë fazës së procedimit disiplinor kundër këtij gjyqtari një numër prej gati 40 vendime gjyqësore, të cilat rezultojnë ti ketë zbardhur në mënyrë të gabuar dhe aspak profesionale.

Madje herë pas here në disa vendime të gjykatës së Apelit Korçë që i disponojmë, evidentohet qartë vërejtja dhe tërheqja e vëmendjes që i bëhet këtij gjyqtari dhe gjykatës së shkallës së parë Korçë, për zbardhjen në mënyrë të gabuar të vendimeve.

Gjykata e Apelit Korçë në një prej vendimeve të saj shprehet: “…gjykata në arsyetimin e vendimit, nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të kërkueses, për vërtetimin e faktit juridik të qënies në marrëdhënie pune, por ka arsyetuar në lidhje me një person tjetër të quajtur Ethem Manoku, duke pasqyruar të dhëna që i përkasin këtij personi dhe një arsyetim, i cili mund të jetë pjesë e një gjykimi tjetër, apo vendim tjetër gjyqësor…”.

Më tej në vendimin e marrë në muajin shkurt 2016 nga një trupë gjyqësore e Apelit Korçë, argumentohet se:”…se nuk mjafton vetëm që arsyetimi i vendimit të jetë formalisht i pranishëm në kuptim grafik dhe strukturor, pasi kjo do ta bënte vendimin, thjesht fiktiv…”.

Vlerësimi profesional e vërejtja konfidenciale

Në fakt vlerësimi profesional i gjyqtarëve është një nga kriteret që ata duhet të përmbushin për të kaluar procesin e vettingut. Aktualisht ndaj gjyqtarit të Korçës Maksim Qirjazi, KLD ka marrë një masë disiplinore “vërejtje” konfidenciale, ndërkohë që emri i tij i ishte çuar KLD së bashku me 9 gjyqtarë të tjerë nga ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, për shkarkim nga detyra.

Kjo pasi gjyqtari Maksim Qirjazi për shkak të gabimeve të tij, kishte lënë 25 ditë në burg në mënyrë të padrejtë shtetasin Teo Ramo të akuzuar për vrasje. Në observacionet që Qirjazi ka dhënë para inspektorëve të KLD ai shprehet se: ”…i pandehuri duhej të lirohej në datën 4 maj, ndërkohë ai u lirua më datën 8 maj 2014…”.

Gjithmonë sipas observacioneve të tij, gjyqtari pretendon se kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë së të pandehurit, kishte mbëritur në zyrën e tij pa vulën e sekretarisë. Por në dëshminë e saj sekretaria e këtij gjyqtari Zamira Shkëmbi shprehet: “…unë jam sekretare e thjeshtë, kërkesën ma dha gjyqtari në dorë dhe më tha fute në dosje. E mora dhe e futa në dosje.

Çdo akt në dosje futet me dijeninë e tij…”. Vetë gjyqtari Qirjazi gjatë një komunikimi telefonik konfirmoi se kishte marrë nga KLD masën “vërejtje” konfidenciale. “… ka qënë një çështje që kishte të bënte me një vrasje në Greqi, për të cilën unë kam bërë një gabim 4 ditor me afatet e paraburgimit, gabim për të cilin unë kam kërkuar falje para anëtarëve të KLD. Njerëz jemi dhe gabojmë, unë kam kërkuar falje…”.

Fitova 1400 euro Greqi duke punuar në gurore

Rezulton se Maksim Qirjazi, në deklaratat e pasurisë së tij të depozituara ndër vite pranë institucionit të ILDKPKI thotë se gjatë periudhës së pushimeve, nga 13 korriku 2015 deri në 15 shtator 2015 deklaron se ka qënë me pushime dhe njëkohësisht ka punuar në ishullin IOS në Greqi, duke përfituar 1400 euro.I kontaktuar në telefon, Qirjazi pranon se ka qënë në Greqi gjatë verës së këtij viti duke pohuar se:“…po është e vërtetë kam shkuar gjatë periudhës 1 mujore në lejë vjetore.

Kam punuar për 17 ditë…”. I pyetur se çfarë punë konkrete kishte bërë në ishullin Ios të Greqisë gjyqtari thotë: “…dy ditë kam punuar në një gurore, kam nxjerë gurë, disa ditë kam pastruar një mulli me erë dhe ditët e tjera kam lyer shtëpi më bojë.

Kam punuar dhe kam bërë pushime, unë nuk kam turp ta them dhe as ta fsheh që kam punuar… më ka ndihmuar një kunati im, nusen e kam futur pastreuese në një hotel ndërsa djalin, roje në një kioskë. Por ka punuar dhe gruaja ime së bashku me çunin, ndaj del ajo shifra prej 1400 euro…”.

Refuzimi i vizës nga SHBA e qëndrimi në Greqi

Gjyqtari Maksim Qirjazi rezulton të jetë një nga gjyqtarët që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka refuzuar vizën për të udhëtuan në SHBA. Mësohet se stafi i ambasadës i ka cilësuar si jo të plota dokumentacionin që kishte paraqitur gjyqtari Qirjazi. Gjatë një bashkëbisedim telefonik gjyqtari Maksim Qirjazi tha:”…po më është refuzuar nga Ambasada Amerikane dhe kjo ka ndodhur vitin e kaluar.

Unë kam dashur të shkoj në Amerikë tek motra, e cila më kishte lëshuar dhe dokumentacionin e garancisë. Zyrtarët e ambasadës më kanë kthyer përgjigje që nuk plotësoja dokumentacionin e nevojshëm dhe për pasojë ma refuzuan dhënien e vizës…”. Mirëpo gjyqtari Qirjazi jep të dhëna konradiktore edhe në formularin e vetëdeklarimit për “garantimin e integritetit”, ku pyetjes nëse kishte jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, gjyqtari i është përgjigjur “jo”.

Nga ajo që ka deklaruar në formular rezulton se ky gjyqtar ka jetuar në Greqi, për një peridhë 65 ditor, dhe më konkretisht nga 13 korriku 2015 deri në 15 shtator 2015. I kontaktuar në telefon gjyqtari Qirjazi pohoi se nuk ka qëndruar 65 ditë në Greqi. “Jo jo kjo nuk është e vërtetë kam deklaruar se kam qëndruar 1 muaj,dhe nga kjo kohë 17 ditë kam punuar. Nuk është e vërtetë se të kundërtën flasin dokumentat, kam dhënë masa sigurimi në Korçë, në muajin gusht 2015.

Lëvizjet e mija janë të verifikueshme dhe në TIMS”-thotë Qirjazi. Pyetjes se ai kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit qëndrimin në Ios, Greqi, nga data 13 korrik 2005 deri në 15 shtator 2005, gjyqtari ju përgjigj:”…nuk jam në gjëndje se çfarë kam deklaruar në atë formular, por mund të kem bërë ndonjë lapsus aty…”. / Shqiptarja.com

Etiketa: Ariola KristoAriola SulejmaniMaksim Qirjazi


Ju sugjerojmë

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
Rajoni

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

9 Dhjetor, 2025 5:30 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

9 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre
Politikë

Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre

9 Dhjetor, 2025 3:28 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për Ukrainën, Trump: Evropianët janë të dobët

9 Dhjetor, 2025 3:02 pm
Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn
Kronikë

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

9 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Para
E fundit/ Merr flakë, motorri përplaset me autobusin e turistëve

E fundit/ Merr flakë, motorri përplaset me autobusin e turistëve

Foto/ Rama se heq telefonin nga veshi, ç’ndodh në hotelin ku mbahet Asambleja e PS-së

Foto/ Rama se heq telefonin nga veshi, ç'ndodh në hotelin ku mbahet Asambleja e PS-së

Formulari/ Fitoni 20 milion lekë në vit nga rroga, ja sa duhet të paguani te Tatimet

Formulari/ Fitoni 20 milion lekë në vit nga rroga, ja sa duhet të paguani te Tatimet
















TE FUNDIT

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
9 Dhjetor, 2025

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po ndërton në heshtje skenarë për atë që mund të ndodhë në Venezuelë në...

Lexo më shumë

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
9 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia ka “dorën e sipërme” në negociatat e paqes me Ukrainën, dhe se...

Lexo më shumë

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
9 Dhjetor, 2025

"Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës", tha António Costa të hënën (08.12..2025) në...

Lexo më shumë

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
9 Dhjetor, 2025

Fluturimet në dhe nga aeroporti i Kretës u rikthyen normalisht të martën në mëngjes, pasi fermerët përfunduan protestën aty. Të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com