Aktualitet

E pabesueshme/ Barcelona kërkon Elseid Hysën e Shqipërisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 29/04/16 |
b.f

Fantastike! Elseid Hysaj ka përfunduar në radarët e Barcelonës. Nuk janë sajtet informative pranë Napolit që e bëjnë me dije diçka të tillë si për të shtuar artificialisht vlerën e futbollistit në prag të merkatos, por është një nga mediat më të besuara katalanase.

“El Mundo Deportivo” ka shkruar dje se Elseid Hysaj është në planet e skuadrës katalanase.

Lajmi – Prestigjiozja spanjolle ka publikuar një artikull të detajuar në lidhje me Barcelonën për lëvizjet që po përgatit të bëjë në merkaton e verës. Në shkrim flitet për një largim të mundshëm të Dani Alveshit dhe alternativat që ka skuadra në konsideratë për zëvendësimin e tij.

Në artikull përmenden një sërë emrash lojtarësh që mund të tentohen nga skuadra katalanase për sezonin tjetër, që nuk kanë të bëjnë vetëm me zëvendësimin e mbrojtësit të djathtë. Elseid Hysaj – Mbrojtësi i Kombëtares është duke bërë një sezon të shkëlqyer me Napolin në Serinë A.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve europiane dhe së fundmi, është edhe një klub si Barcelona që përmendet.

“Në Itali, Barcelona ka shfaqur interesim edhe për shqiptarin Elseid Hysaj (23 vjeç) dhe po ashtu Matia De Shilio”, është pjesa e shkrimit ku përmendet mbrojtësi i Kombëtares kuqezi. Një fakt interesant dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, i cili ka treguar me Napolin se ka sigurinë e një mbrojtësi karriere dhe gjithashtu ka arritur që të përballojë me sukses një kampionat si Seria A me Napolin që ka luftuar me Juventusin për fitimin e titullit, duke qëndruar për disa javë në krye të klasifikimit. Hysaj arriti që të ulte në stol ish­kapitenin Kristian Maxho.

Napoli pagoi tek Empoli pesë milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar dhe lidhi me të një kontratë pesëvjeçare, për të cilën është rënë dakord nga drejtuesit e klubit që të rishikohet në fund të sezonit për të rivlerësuar edhe një herë parametrat financiarë, ku pritet që të ketë një dyfishim të pagës aktuale të 23­vjeçarit që do të jetë pjesë e Europianit me Shqipërinë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas