Kur Carol Howwrth e kishte parkuar veturën e saj, Mitsubishi, në qytetin e Haverfordwest të Uellsit, nuk e kishte idenë se çfarë do e priste më vonë.
Ndërsa ajo po bënte pazar, një tufë prej 20 mijë bletësh ishin vërsulur në veturën e saj, transmeton Klan Kosova.
Tom Moses, e kishte parë këtë gjë të pazakontë dhe menjëherë kishte telefonuar bletarinë.
“Ishte spektakolare. Isha duke udhëtuar me makinë kur pashë një njollë të madhe ngjyrë kafe”.
“Shumë njerëz u habitën nga kjo, veturat po ecnin ngadalë kurse shumë njerëzit po e fotografonin”.
“Isha i shqetësuar nëse dikush do të bënte diçka dhe do lëndoheshin”, u shpreh Moses.
Kur bletarët erdhën në vendin e ngjarjes, situata u mendua që do të qetësohej.
Por, jo. Tufa e bletëve vazhdoi të qëndroj aty.
Më në fund u kuptua se arsyeja pse kjo veturë u “sulmua” nga 20 mijë bletë është që mbretëresha bletë ishte aty .
“Ne mendojmë që mbretëresha bletë është tërhequr nga ndonjë gjë në veturë, ndoshta diçka e ëmbël”, ka thënë bletari, Roger Burns.