Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E njohu në burgun 313, menaxherja e hotelit punëson si prostitutë shoqen e qelisë

2016/08/08 at 10:02 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dalin pamjet nga plagosja në burg. Shenjestra ishte një tjetër…

Denoncimi i një qytetari për vjedhjen e 3500 eurove gjatë qëndrimit të tij në një hotel në Tiranë ka zbuluar se ky ambient ishte një “bazë” e shfrytëzimit të prostitucionit. Ka qenë denoncuesi E.L. ai që në gusht 2015, rrëfeu para oficerëve të Komisariatit nr.3 se menaxherja e hotelit ku i kishin vjedhur paratë dhe dokumentet i kishte ofruar disa vajza për seks në këmbim të pagesës. Hetimi i mëtejshëm ngarkoi me përgjegjësi penale Mimoza Daltin, e cila u dërgua si e pandehur për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.


Sipas Prokurorisë, Dalti kishte shfrytëzuar si prostitutë një vajzë të re, të cilën e kishte njohur brenda ambienteve të Burgut 313. Referuar hetimit, në këtë vend Dalti i ka “ofruar” të resë “punësim” si prostitutë, pasi të dilte nga burgu. Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës shpalli fajtore të pandehurën Dalti për këtë akuzë dhe e dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg.

KALLËZIMI

Kallëzimi për vjedhjen e ndodhur në hotelin që ndodhet në zonën pranë Burgut 313 në Tiranë, u regjistrua më 10 gusht 2015. Shtetasi E.L. ka pohuar se ishte regjistruar në hotel “P…” mëngjesin e kësaj dite, bashkë me tre shokë të tij. Pasi kanë hyrë në hotel, kanë takuar rojën dhe kanë bërë pagesën për fjetje. E.L., së bashku me një prej shokëve të tij kanë fjetur në një dhomë, ndërsa dy të tjerët në dhomën tjetër. Sipas kallëzimit, E.L. ka lënë një çantë, ku kishte 3500 euro dhe disa dokumente të tjera poshtë krevatit, në dysheme.

“Në mëngjes i ka shkuar te dhoma shtetasja Mimoza Dalti, e cila i ka ofruar nëse donte të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë me vajzat që ishin aty në hotel. E.L. nuk ka pranuar. Pas kësaj, Mimoza është paraqitur te dera së bashku me dy vajza të tjera, duke i ofruar atij që të shkonte me to, duke ndërmjetësuar dy herë për prostitucion”, citohej kallëzimi në vendimin e Gjykatës. Në këtë kohë, ai ka pohuar se ka konstatuar mungesën e çantës dhe u ka kërkuar llogari punonjësve të hotelit, por të gjithë kanë mbajtur qëndrim mohues për vjedhjen.

NJOHJA NË BURG

Një nga provat e Prokurorisë në dosjen kundër 48­ vjeçares ka qenë rrëfimi i një prej vajzave, që dyshohet se punonte si prostitutë. Gjatë hetimit të çështjes, Ina D. ka shpjeguar se me të pandehurën Mimoza Dalti është njohur që para një viti, kur kanë qenë të dyja në Burgun 313. Mimoza në atë kohë i ka ofruar Inës që kur të dilte nga burgu të vinte në hotel “P…” dhe të kryente prostitucion. Pesë ditë para denoncimit të E.L., Ina D. është nisur nga qyteti ku banonte drejt Tiranës, për nevoja ekonomike.

Ajo ka shpjeguar se kur ka shkuar te hotel “P…” ka takuar Mimozën, e cila i ka ofruar të kryejë prostitucion, duke i gjetur klientë. Po atë ditë Ina ka kryer prostitucion me një djalë të ri, kundrejt shumës 2000 lekë. Paratë që ka marrë nga ky klient Mimoza, 1000 lekë i ka mbajtur vetë dhe i ka dhënë 1000 lekë Inës. Ina gjithashtu ka shpjeguar se Mimoza Dalti organizonte të gjithë aktivitetin në hotel dhe njihej si pronare. Në këtë hotel kishte vajza të tjera që kryenin prostitucion si M…, B… dhe të tjera. Sipas saj, Mimoza i bënte pazaret me klientët e prostitucionit./Panorama

 

Etiketa: burgu 313menaxherjaprostitutepuneson


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Tre kura bukurie natyrale nga orienti dhe meksikanet

Këto vese shkatërrojnë lëkurën tuaj

Më fal që të ftova të vije në Shqipëri

Rudina Xhunga: Ka ardhur koha që jugu të mësojë nga veriu si bëhet turizmi

Adelina Tahiri kërkon seriozisht të dashur

Adelina Tahiri kërkon seriozisht të dashur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com