Aktualitet

E njëjtë si ‘Siri’! Rama: Brenda vitit të ardhshëm do keni asistentin me zë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 27/04/22 |
Opi Nion

Në një aktivitet të zhvilluar sot ku ka folur për shërbimet digjitale, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka filluar projekti që brenda vitit të ardhshëm, në e-albania të jetë asistenti digjital me zë i ngjashëm me Siri-n, një shërbim që ofrohet në telefona celularë për të bërë kërkime në internet apo për shërbime të tjera.

Sipas kryeministrit asistentin e pyesni me zë nga shtëpia dhe ai do të përgjigjet për një gamë dokumentesh.

 “Ndërkohë që ne kemi filluar projektin tjetër për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë siç është Siri, kështu do të jetë asistenti digjital i çdo sistemi. Asistentin e pyesni me zë dhe nga shtëpia dhe do ju përgjigjet për të gjithë atë gamë që lidhet me dokumente. Mbetet i rëndësishëm njeriu, roli juaj dhe i të gjithë atyre që janë deri më 1 maj në sportele.

Nuk do të ketë më zyra më 1 maj, por do të mbyllen për të hyrë njerëz nga jashtë brenda, por brenda do të vijojë puna për shërbimin ndaj qytetarëve që i gjithë procesi i aplikimeve të bëhet me sukses dhe askush të mos e pengojë. Unë dua të them që me këtë sistem sot, kemi mundësi ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien mes qytetarëve dhe shteteve dhe kemi mundësi që ta bëjmë Shqipërinë vendin ku fjala shërbim të marrë kuptimin e vet më të plotë dhe më kuptimplotë. Sistemi është i gjithi gati”, tha Rama./Opinion.al

Pas