E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin.
Komisioneri Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ekipit të tij ishin në SHBA, si pjesë e Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë dhe Lidershipit të Departamentit të Shtetit.
Vizita u dha zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale në SHBA dhe për të forcuar lidhjet profesionale.
Komisioneri Celibashi informoi për përgatitjet e KQZ-së përpara zgjedhjeve parlamentare të majit dhe zonja VanHorn shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-së për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e lejimit të institucioneve si KQZ-ja të funksionojnë pa ndërhyrje.