-U tha në Opinion

E ndikoi çarja e PD fitoren e saj në Durrës?Sako: Jemi më mirë se partitë e tjera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:24 - 07/03/22 |
el ida

Kryetarja e zgjedhur e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste ka qenë në këto zgjedhje më mirë se të dyja partitë e tjera në të gjitha zonat e bashkisë.

Sako tha se krahasuar me vitin 2021, kjo forcë politike ka qenë në avantazh në çdo zonë.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

Fevziu: Sa e ka favorizuar fitoren tuaj çarja e PD ?

Sako: Ne e kemi bazuar punën në strukturat tona. Ka patur edhe një rol kjo çarje, por diferenca që ka bashkia e Durrësit, PS me kandidatët e tjerë, bën që ne të jemi fitues në bazë të punës sonë.

Fevziu: Ku kanë qenë bastionet?

Sako: Nëse krahasojmë me zgjedhjet e 2021, ka patur 2 apo 3 zona ku PD ka patur një rezultatat më të mirë, në këto zgjedhjet rezultati i PS është më i mirë se të gjitha partitë e tjera.

Fevziu: Cili nga dy kandidatët ka qenë më i vështirë peër ju?

Sako: Nuk i kam konsideruar si dy kanidatë të ndarë, por i kemi konsideruar si një kandidat i vetëm, si një forcë politike. Nuk jam marr shumë me fushatën e tyre, jemi angazhuar në fushatën me qytetarët. /Opinion.al

Pas