Sport

E ndëshkoi me karton të kuq, futbollisti tenton të dhunojë gjyqtaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 01/05/22 |
Opi Nion

Një episod dhune është regjistruar në ndeshjen mes Nautiko dhe Retro në kampionatin Pernambukano në Brazil.

Futbollisti i Nautiko, Xhin Karlos tentoi të godiste gjyqtaren e takimit Debora Çeçilia pasi ajo e ndëshkoi me karton të kuq pas një rishikimi në VAR.

Karlos kishte goditur një futbollist të skuadrës së Retro disa minuta më parë, me episodin që u rikthye në vëmendjen e gjyqtares nga ana e VAR-it.

Karlos menjëherë pas ndëshkimit e humbi toruan duke tentuar të godasë gjyqtaren e takimit, por futbollisti u ndalua menjëherë nga shokët e tij të skuadrës.

Pas këtij episodi pritet një ndëshkim i rëndë nga ana e autoriteteve të futbollit brazilian.

 

Pas