Sport

“E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”, çfarë tha Eriksen pas infarktit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 17/06/21 |
Opi Nion

Mesfushori danez Christian Eriksen arriti ti mbijetojojë infarkt në zemër. Futbollisti ra në tokë në minutën e 42-të në ndeshjen e Finlandën.

Doktori që ktheu në jetë Christian Eriksen zbuloi se çfarë tha futbollisti i Interit pasi rifitoi vetëdijen. Doktori gjerman Jens Kleinefeld ishte nga të parët që i shkoi në ndihmë 29-vjeçarit dhe për “Fox Sports” zbuloi dialogun mes tij dhe lojtarit.

“Rreth 30 sekonda pas ndërhyrjes sonë, lojtari hapi sytë. Ishte moment emocionues, pasi në jetën e përditshme, raste të tilla rrallë përfundojnë me sukses. Unë e pyeta nëse u kthye mes nesh. Dhe ai më tha: “Po, u ktheva. E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”. Ky ishte dialogu që patëm”,-tregon mjeku.

Të rejat më të fundit për shëndetin e Christian Eriksen thonë se futbollisti do të operohet. Mesfushorit të Interit dhe Danimarkës do t’i vendoset një defibrilator kardiak automatik. Lajmi u dha nga Federata Daneze e Futbollit përmes një komunikate zyrtare për shtyp.

 “Ky është një implant i detyrueshëm pas arrestit kardiak që 29-vjeçari pësoi si pasojë e aritmisë”, shkruhet mes të tjerash. Christian ka kërkuar këshillime nga shumë specialistë kombëtare dhe ndërkombëtarë dhe të gjithë i kanë sugjeruar këtë gjë”.

Pas