Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Letëm në Librazhd.
Sipas uniformave blu, dyshohet se rrjedha e ujit ka marrë aksidentalisht ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç për shkak të prurjeve të larta në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht.
52-vjeçari i cili është roja i këtij kanali vaditës, ka humbur jetën si pasojë e incidentit.
“Librazhd/Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia./Opinion.al