Një lidhje intime për pak sa i ka kushtuar jetën një 17-vjeçareje në Peshkopi. A. S., 17 vjeçe kishte krijuar lidhje intime me një bashkëfshatarin e saj 50-vjeçar, por nuk i ka bërë ballë presionit të tij për ta mbajtur këtë lidhje të fshehtë.
Burime zyrtare të policisë së Peshkopisë bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë Hajredin Murrja, 50 vjeç, nga fshati Lishan i Epërm i Dibrës. Ai dyshohet se ka patur një lidhje intime me 17-vjeçaren, duke i bërë presion që ajo të mos tregonte për lidhjen e tyre.
E mitura ka tentuar të vetëvaret në litar në kasollen e druve, dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.