Një 16-vjeçare ka denoncuar një vajzë 25-vjeçare se e ka mashtruar dhe ka abuzuar seksualisht me të.
Sipas News 24 ngjarja ka ndodhur në Vorë, ku mësohet se 16-vjeçarja ka deklaruar se 25-vjeçarja e ka çuar në banesën e saj dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale.
Kallëzimi është bërë nga vetë vajza e mitur në prani të psikologes dhe prindërve. Ndërsa policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren dhe po punon për kapjen e saj./Opinion.al