“Përgjithmonë Çeleste” ishte një nga telenovelat e para që u shfaq në ekranet shqiptare. Ajo është një realizim argjentinas i vitit 1993, por në vendin tonë erdhi i dubluar në italisht.
Andrea Del Boca ishte aktorja bionde e cila luante rolin e Çelestes, dhe menjëherë u kthye në një prej personazheve më të dashura në vendin tonë.
Sot Del Boca është 52 vjeç, dhe sigurisht duket shumë ndryshe nga ajo vajza 20 e pak vjeç me kaçurrelat e famshme.
Ajo ka një vajzë të quajtur Anna Chiara, dhe vijon ende karrierën e saj në Argjentinë. Për më tepër shihni fotot e mëposhtme.