Meryem Uzerli është një aktore e dashur për shqiptarët pasi ajo u bë e njohur pasi luajti rolin e sulltaneshës Hyrem, në serialin turk “Sulltani i Madhërishëm”.
Një fytyrë e bukur dhe flokë të kuq bënë që të fitonte mjaft zemra, por tani ajo nuk njihet më për shkak të operacioneve plastike.
Mediat turke kanë publikuar disa pamje të Meryem, e cila shfaqet e shpërfytyruar nga operacionet plastike. Siç shihet ajo ka bërë ndërhyrje në mollëza, buzë si dhe botox të cilat e kanë bërë të duket shumë larg pamjes që jemi mësuar ta shikojmë zakonisht.