Aktualitet

E marta e Shën Ndout/ Braçe: Mos e ler grykësinë të tradhtojë njerëzit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 07/09/21 |
Opi Nion

Edhe pak ditë në detyrë si Zvendës/kryeministër, Erion Braçe, duket se është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Pasi një ditë më parë reagoi për të hënën që ishte ditë pushimi për administratën që vinte nga shenjtërimi i Nënë Terezës, sot që përkon me të martën e mirë të Shën Ndout, Braçe ka dhënë një mesazh. Ai thotë se duhet të punosh, shërbesh për cilindo që është në nevojë,  cilindo ndaj të cilit ke përgjegjesinë e detyrën ta bësh, cilindo që të ka besuar jetën, familjen, punën, arsimin e tij e të fëmijeve të tij.

Më tej, Braçe shkruan se nuk duhet ta lemë grykesinë, lakminë të të marrë shpirtin e të të leshojë në veset që tradhetojnë besimin që njerezit ta dhanë pa kufi, vite të tëra me rradhë.

Postimi i plotë

E marta e mirë e Shën Ndout!

Beso, lutu, duaj, puno, shërbe për:

cilindo që është në nevojë,

cilindo ndaj të cilit ke përgjegjesinë e detyrën ta bësh,

cilindo që të ka besuar jetën, familjen, punën, shëndetin, arsimin e tij e të fëmijeve të tij;

ME NDER, DINJITET, INTEGRITET, PASION, PËRKUSHTIM, BARAZI!

Mos e ler grykesinë, lakminë të të marrë shpirtin e të të leshojë në veset që tradhetojnë besimin që njerezit ta dhanë pa kufi, vite të tëra me rradhë!

Mirenjohës pafund Zot!

Pas