Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se ka bindjen që në qendër të hakerimit të të dhënave të shqiptarëve qëndrojnë iranianët.
Referuar e maileve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, Hoxha tha se ai ka qenë i targetuar nga iranianët për shkak të pozicionit në krye të antiterrorist.
“Pse është hakeruar Gledis Nano? Duke qenë drejtor i antieterrorit dhe ka patur lidhje me aleatët, përmes tij kalonin informacionet që lidheshin edhe me iranianët. Ndaj kanë vënë në shënjestër Gledis Nanon dher jo Artan Lamen e Aluiznit. Ata kanë vënë një zyrtar që sipas tyre ishte i rëndësishëm dhe donin informacionet që ka Shqipëria në lidhje me rrjetin agjenturor, lëvizjet në kampin e Manzës, është një puën agjenturore e mirëfillitë”, tha Hoxha./Opinion.al